Nishani-Nikoliç:T’i lëmë qëndrimet
për Kosovën, bashkë për integrimin
Takimi i Kryetarëve të Procesit të Brdo-Brijunit/Nishani takon në Kroaci presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliç. Nishani: Pavarësisht qëndrimeve diametralisht të kundërta që ndajmë lidhur me çështjen e Kosovës, realiteti dikton një bashkëpunim të fokusuar rajonal, mbi objektivin kryesor të integrimit evropian.
KROACI – Shqipëria mbetet e përkushtuar për një bashkëpunim të frytshëm me vendet e rajonit, pavarësisht qëndrimeve të kundërta, veçanërisht me Serbinë, sa i takon çështjes së Kosovës. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani në një takim me homologun Tomislav Nikoliç të zhvilluar në Kroaci, u shpreh se palët duhet të fokusohen drejt bashkëpunimit rajonal dhe të vendosin në krye objektivin e integrimit europian.
Në kuadër të pjesëmarrjes në Takimit të Kryetarëve të Procesit të Brdo-Brijunit që po zhvillohet në Kroaci, kreu i shtetit Bujar Nishani takoi edhe presidentin e Kosovës, Atifete Jahjaga, ku edhe në këtë rast u mëshua se
Shqipëria do të vazhdojë të koordinojë qëndrimet në kuadër të nismave dhe organizatave shumëpalëshe ku Kosova është apo aspiron të anëtarësohet me të drejta të plota. Nishani-Nikoliç: T’i lëmë qëndrimet e kundërta për Kosovën, bashkëpunim rajonal për integrimin europianNë takimin që kreu i shtetit Bujar Nishani zhvilloi me presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliç, u ra dakord për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushat e arsimit, kulturës, ekonomisë. Nishani u shpreh se
pavarësisht qëndrimeve diametralisht të kundërta që ndajmë lidhur me çështjen e Kosovës, realiteti dikton një bashkëpunim të fokusuar rajonal, mbi objektivin kryesor të integrimit evropian.Nën këtë frymë po zhvillohet dhe dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel dhe Presidenti Nishani nënvizoi se zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton dhe asistencën e SHBA-ve është shumë i rëndësishëm për të dy vendet, edhe për proceset e tyre respektive të integrimit.
Presidenti Nishani shprehu solidarizimin ndaj Serbisë për përmbytjet që sollën pasoja shumë të rënda për vendin, duke shpresuar që Konferenca e donatorëve që do të mblidhet së afërmi në Vjenë të rezultojë e suksesshme
Jahjaga: Statusi për Shqipërinë, inkurajim edhe për KosovënPresidentja Jahjaga në takimin që zhvilloi në Dubrovnik me homologun shqiptar vlerësoi se statusi i vendit kandidatit për në Bashkimin Evropian që iu dha Shqipërisë, ishte një inkurajim shumë i madh edhe për rajonin, e veçanërisht për Kosovën, duke nxitur përparim në zbatimin e reformave të nevojshme si për liberalizimin e vizave, ashtu edhe për nënshkrimin e MSA-së.
Të dy Presidentët ranë dakord se, veçanërisht në kuadër të nismave rajonale, të cilat po priren gjithnjë e më shumë drejt projekteve strategjike, duhet të paraqitemi me projekte konkrete, të cilat rrisin automatikisht përmasën dhe efektshmërinë e bashkëpunimit.
Presidenti Nishani, e garantoi Presidenten Jahjaga se Shqipëria do të vazhdojë të koordinojë qëndrimet në kuadër të nismave dhe organizatave shumëpalëshe ku Kosova është apo aspiron të anëtarësohet me të drejta të plota, dhe se së bashku duhet të nxisim qeveritë në të dy vendet tona të zhvillojnë projekte me impakt të drejtpërdrejtë për vendet tona, bazuar mbi këtë vullnet solid të ndërsjellë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4239
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15