Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani dhe delegacioni shqiptar, u nis sot drejt Sllovenisë për të zhvilluar një vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit, Borut Pahor.

Në vizitën e tij, Kreu i Shtetit shqiptar do të pritet nga homologu i tij slloven, me të cilin do të zhvillojë një takim. Po ashtu në vizitën e tij Nishani  do të zhvillojë takime zyrtare edhe me Kryeministrin slloven, Cerar dhe me Kryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, Brglez.

Në kuadër të kësaj vizite, Presidenti Nishani do të marrë pjesë në hapjen e Konferencës së përbashkët të Biznesit Shqiptaro-Slloven si dhe do të mbajë një leksion të hapur në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Ljubljanës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)