TIRANE - Pas 10 orësh diskutime dhe debatesh, ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, e cila kishte për të shqyrtuar 21 pika të rendit të ditës. Mbledhja e KLD-s vijoi sërish me dyer të mbyllura edhe sot, duke emëruar kryetarët e 5 gjykatave në shkallë vendi.
Kështu, në Shkodër është zgjedhur Arben Zefi, në Kurbin Alfred Gjoni, në Durrës Joana Qeleshi e cila prej 3 vitesh u la e komanduar ne pritje qe të mbushte moshën. Qeleshi me pare ka punuar edhe si juriste në studion e vajzës së kryeminstri Berisha, Argita Malltezi.
Në Vlorë u emerua Skënder Haluca ndërsa në rrethin gjyqësor Pukë, Bib Ndreca. Në pjesën më të madhe, sot janë emëruar ato kryetarë gjykatash që kanë qenë të komanduar.
Kreytarët e gjykatave
Arben Zefi - Kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Alfred Gjoni - Kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin.
Joana Qeleshi - Kryetare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Skënder Haluci - Kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Bib Ndreca - Kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë.
Nishani: Një pushtet 'quasi gjyqësor' gjykon gjyqësorin, e papranueshme!
Mbledhja e KLD-se që në nisje të saj ka pasur replika mes Presidentit Nishani dhe disa prej anëtarëve, pasi Nishani, Komisionin Hetimor të ngritur nga Parlamenti për hetimin e Elvis Çefës dhe Lulzim Lelçajt e ka quajtur nje rast të paprecendentë.
Në fjalën e tij, Presidenti Nishani, e konsideroi një praktikë të paprecedentë dhe të papranueshme shfrytëzimin e një pushteti të caktuar nga disa parlamentarë, për të hetuar deri dhe jetën private të anëtarëve të KLD-së dhe familjarëve të tyre.
"Nisur nga një situatë shumë shqetësuese dhe pa e precedent që është krijuar së fundmi ku një grup deputetësh të Kuvendit në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e vendit, në shkelje të rëndë të ligjeve të vendit, kanë nisur dhe po realizojnë një hetim “quasi gjyqësor” për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Është e palejueshme nga Kushtetuta dhe nga ligjet që një pushtet, siç është pushteti legjislativ, të hetojë “quasi gjyqësisht” një pushtet tjetër që është pushteti gjyqësor. Kjo është e paprecedentë, nuk ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Çdo vendim dhe çdo qëndrim i Këshillit të Lartë të Drejtësisë mund të kundërshtohet dhe mund të gjykohet vetëm nga sistemi gjyqësor dhe është Gjykata e Lartë e vendit, ajo e ngarkuar nga ligji për të hetuar dhe gjykuar vendimet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si një pjesë e pushtetit gjyqësor. Përtej kësaj, kam konstatuar dhe dëshiroj ta theksoj që edhe një praktikë e paprecedentë e shfrytëzimit të një pushteti të caktuar nga disa parlamentarë për të hetuar deri dhe jetën private të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të hetuar familjarët e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është e papranueshme. Natyrisht për fat të keq ky precedent dhe kjo praktikë tashmë është vendosur, çka do t’i lejojë çdo shumice parlamentare që do të vijë në këtë vend, jo vetëm të ndryshojë sipas objektivave politikë përbërjen e institucioneve të pavarura, por i ka krijuar tashmë praktikën fatkeqe që të futet dhe të hetojë në jetën personale, familjare të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe të gjyqtarëve” u shpreh Presidenti
Në këtë kontekst, kreu i shtetit, inkurajoi anëtarët e KLD-së, që të vijojnë të përmbushin detyrimet e tyre që ligji i ngarkon si anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të garantuar siç tha ai funksionimin normal të institucioneve Kushtetuese në vend.
“Unë e kuptoj situatën e vështirë me të cilën anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndodhen, gjithsesi unë do t’ju kërkoja që të vijoni me përmbushjen e detyrave të misionit tuaj, të vijoni me përmbushjen e detyrimeve që ligji ju ngarkon si anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në mënyrë të tillë që gjithsesi institucionet e këtij vendi, institucionet e këtij shteti, të vijojnë përmbushjen e detyrave kushtetuese, të vijojnë përmbushjen e detyrave ligjore dhe natyrisht instrumentat Kushtetues të vendit të vazhdojnë dhe të kontribuojnë në garantimin e së drejtës kushtetuese, në garantimin e sigurisë ligjore dhe në garantimin padyshim të një ambienti normal të punës të këtyre institucioneve dhe anëtarëve të këtyre institucioneve." tha Nishani
Por disa prej anëtarëve të KLD, replikuan me Presidentin duke i kujtuar këtij të fundit se Parlamenti dhe më parë ka ngritur Komision Hetimor, si në rastin e shkarkimit të Kreshnik Spahiut, nga nënkryetar KLD-je disa vite më parë.

(Në foto: Rendi i ditës për mbledhjen e sotme të KLD)
Në vijim të mbledhjes anëtarët e Këshillit vendosën ngritjen e një grupi pune për hartimin e kritereve të vlerësimit të Inspektorëve të KLD-së, në përputhje me ligjin "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë". Pas diskutimeve, anëtarët e Këshillit vendosën që pjesë e këtij grupi pune të jenë anëtarët, Dritan Caka, Flamur Kapllani dhe Sokol Çomo.
Në vijim të rendit të ditës, Këshilli pas kërkesës së Ministrit të Drejtësisë vendosi të shtyjë për një mbledhje tjetër shqyrtimin e propozimit të Ministrit të Drejtësisë për shpalljen e disa vendeve vakante në sistemin gjyqësor.
Gjithashtu pasi u njoh me kërkesën e Ministrit të Drejtësisë për të pasur më shumë kohë në dispozicion, Këshilli vendosi të shtyjë për një mbledhje tjetër shqyrtimin e propozimit të Ministroit të Drejtësisë për përcaktimin e vendeve vakante në dispozicion të magjistratëve që kanë përfunduar studimet për vitin akademik 2013 – 2014.
Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO