TIRANE - Presidenti Bujar Nishani deklaroi dje se nuk do të dekretojë Visar Zhitin dhe asnjë kandidaturë tjetër për ambasador të propozuar nga qeveria pa u konsultuar më parë me të.
Kreu i Shtetit shprehet se Zhiti u nxitua kur foli për inkuzicion nga kisha. “Visar Zhiti nuk do të shkojë në Vatikan dhe asnjë ambasador tjetër nuk do të emërohet nëse qeveria nuk i konsulton më parë me kreun e shtetit.
Nëse presidentit do t’i merrej mendim nga qeveria, Zhiti kishte disa opsione për të ushtruar detyrën e diplomatit”, është shprehur Nishani. Prej kohësh mes Ministrisë së Jashtme dhe kreut të shtetit marrëdhëniet janë të acarta.
Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com (print) më 12 Shkurt 2015
Redaksia Online
(f.i/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Imzot George Frendo: Nuk kam kundërshtuar Zhitin, kërkoj falje