TIRANE - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani takoi sot një përfaqësi të ish-të përndjekurve politikë, nga ku i siguroi se do të nxisë institucionet e shtetit për të zgjidhur problemet e ngritura prej tyre.

“Ish-të përndjekurit politikë shtruan si tema diskutimi para Kreut të Shtetit miratimin sa më parë të ligjit të lustracionit, heqjen e titujve të nderit të persekutorëve të dhënë nga regjimi diktatorial, përshpejtimin e procesit të dëmshpërblimit, trajtimin më me dashamirësi dhe seriozitet nga institucionet shtetërore për punësimin e ish-të përndjekurve politikë dhe familjarëve të tyre si dhe kthimin apo kompensimin e pronës me përparësi për këtë kategori”, bën të ditur zyra e Presidencë, e cila zbardhi takimin mes Kreut të Shtetit dhe përfaqësuesve të ish-të përndjekurve politikë.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe ngritja e një muzeu në Tiranë kushtuar qëndresës ndaj diktaturës, rigjenerimi atje ku është e mundur i burgjeve dhe kampeve të internimit, në mënyrë që ato të mbeten dëshmi kujtese e së kaluarës së hidhur.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)