Nishani pati një takim lamtumire
me ambasadorin e OSBE-së Raunig

Bujar Nishani ka pasur sot një takim lamtumire me Ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig në mbyllje të misionit të tij diplomatik në Shqipëri. Nishani e ka vlerësuar dhe falenderuar për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar në Shipëri.
  
Nishani ka theksuar se misioni i fundit diplomatik i Ambasadorit të OSBEE-së përkon me një fazë të rëndësishme të proçesit të integrmit europian të vendit dhe kontribiuti i tij ka qenë i qenësishëm në ketë proces.
 
Ambasadori pas largimit nga Shqipëria do të vijojë punën e tij në Vjenë. Nishani i ka uruar suksese në detyrën e re si dhe ka shprehur besimin se pas këtij misioni të  suksesshëm në Shqipëri ai do të mbetet një mik i mirë për vendin dhe shqiptarët.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Pse larja e fytyrës një herë në ditë është më se e mjaftueshme

Pse larja e fytyrës një herë në ditë është më se e mjaftueshme