Nishani "përplaset" me Felajn
refuzon t'i bëjë burrin prokuro

Nishani refuzon t'i bëjë burrin prokuro">
Bashkëshorti i Ministres së Marrëdhënieve me Parlamentin Ermonela Felaj ka humbur mundësinë për tu bërë pjesë e trupës së prokurorëve. Bledar Velikaj i është rrëzuar dekreti, dhe për pasojë ai do të vijojë të qëndrojë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Vedimi për refuzimin e dekretimit të tij prokuror është marrë nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani,i cili nga 9 propozimet për prokurorë të bërë nga kryeprokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, ka vendosur të miratojë vetëm 7 prej propozimeve, ndërkohë që dy të tjerë janë refuzuar. Bëhet fjalët për oficerin Bledar Velikaj, i cili është bashkëshorti i ministres Ermonela Felaj, dhe oficeri tjetër Jonad Bare, i cili shërben si oficer pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Nishani nuk ka dhënë argument se cilat kanë qënë arsyet e rrëzimit të këtyre dy emrave për tu bërë prokurorë, por nga informacionet flitet se ata kanë pasur mbështetje politike dhe për pasojë, presidenti i ka refuzuar këto dy kandidatura.

ermonela felaj
(Ministrja Felaj dhe bashkëshorti Bledar Velikaj​)

felaj


Garat e një pas njëshme
Oficeri i Policisë Gjyqësore Bledar Velikaj ka garuar në të gjitha konkureset që ka zhvilluar së fundi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, për të kaluar nga OPGJ në prokuror. Në të gjitha këto konkurse Bledar Velikaj nuk ka arritur të fitojë, ndhërkohë në konkursin e fundit Velikaj ka mundur të fitojë së bashku me 8 oficerë të tjerë, por ska arritur të kalojë dhe pengesën e fundit atë të presidentit.

Siç duket i ndikuar nga gruaja e tij ministre e qeverisjes Rama, presidenti Nishani ka refuzuar të emërojë prokuror bashkëshortin e saj, oficerin Bledar Velikaj. Ndërkohë në dekretin e pardjeshëm janë bërë prokurorë, Elidon Hysenaj Sarandë, Emëror Kasaj Gjirokastër, Urim Buci Dibër, Mirela Kapo Krujë, Alma Bramo Mat, Gëzim Çopa Pukë dhe Erjon Shqari Tropojë.Pritet që për dy vendet e mbetura vakante, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të hapë sërisht procedurat e konkurimit

45 konkurentë
Në konkursin me shkrim kanë marë pjesë plot 45 Oficerë të Policisë Gjyqësore të cilët kanë konkuruar për 9 vende vakante Dibër, Sarandë, Mat, Pukë, Tropojë, Kurbin, Gjirokastër, Kukës dhe Krujë. Pavarësisht numrit të madh të vendeve vakante, mësohet se kësaj radhe ishte rritur pragu i pikëve, me të cilat kandidatët do ta kalonin testimin me shkrim.Një ndryshim tjetër ka qenë se nga 20 modele tezash në konkursin e mëparshëm, së fundi janë përdorur vetëm pesë teza duke ngushtuar kështu modelin e pyetësorëve.

Ndryshimet
Nëse do bëhen ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi,ky do të ishte shansi i fundit për oficerët që aspirojnë të bëhen prokurorë, kjo pasi sipas draftit të ri, prokurorët do jenë vetëm magjistratët.

Redaksia online
(s.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal