Nishani: Presheva “Serbi e Jugut”
Ngjall reagime të forta në Kosovë

Nishani: Presheva “Serbi e Jugut”<br />Ngjall reagime të forta në Kosovë
KOSOVE- Në mediat Kosovare por edhe në rrjetet sociale është konsideruar si “gafë” emërtimi i Preshevës si “Serbi e Jugut” nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani në një njoftim të presidencës. Dhe pse në fjalorin zyrtar emërtimi në fjalë i ruhet etikës diplomatike, ky rast ka nxitur reagime të forta në trojet shqiptare pasi tema në fjalë është tepër e ndjeshme.
 
“Duke u ndalur tek të drejtat e shqiptarëve të Serbisë së Jugut, Presidenti vuri në dukje se ndjekja dhe vënia në zbatim e planit 7 pikësh nga qeveria në Serbinë e Jugut është prioritare. 

Gjithashtu, Presidenti evidentoi rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave mes Shqipërisë dhe Serbisë, si një hap që do të nxiste punësimin e të rinjve nga Serbia e Jugut të arsimuar në Shqipëri, dhe jo braktisjen dhe shpopullimin e zonës”- shkruhej në komunikatën zyrtare të Presidencës, ku dallohet dhe qartë dhe shmangja e emërtimit “Preshevë”.
 
Reagimet e para kanë ardhur nga mediat kosovare. Këto të fundit janë shprehur se deri më sot asnjë përfaqësues i autoriteteve shqiptare kishte emëruar Luginën e Preshevës si “Serbi e Jugut”. Më parë kjo krahinë e banuar nga popullsi me etni shqiptare, gjithmon sipas mediave kosovare, është emërtuar nga diplomatët e vendit tonë si si Kosova Lindore.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën