Nishani pret Mogherinin: Faleminderit
për mbështetjen tuaj ndaj statusit

Nishani pret Mogherinin: Faleminderit<br />për mbështetjen tuaj ndaj statusit
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Ministren e Punëve të Jashtme të Italisë, Federica Mogherini, e cila zhvilloi një vizitë në Shqipëri në kuadër të mbajtjes së Presidencës italiane në Bashkimin Evropian.

Presidenti Nishani e vlerësoi vizitën nё Tiranё të Ministres sё Jashtme Mogherini si shprehje të qartë të vëmendjes së vazhdueshme dhe rëndësisë qё Presidenca italiane e Bashkimit Evropian i jep Shqipёrisё nё veçanti dhe si njё tregues të nivelit tё shkëlqyer tё marrëdhënieve e partneritetit strategjik dypalësh.

Presidenti, më tej, shprehu mirënjohjen ndaj Italisë për rolin e dorës sё parё nё mbështetjen pёr marrjen e statusit kandidat tё Shqipёrisё, duke theksuar se dera e Italisë ka qenë gjithmonë e hapur për ne sa herë kemi trokitur në të dhe nënvizoi se Presidenca italiane e Bashkimit Evropian ёshtё njё mundësi mё shumё pёr afrimin tonё institucional me Brukselin dhe pёr tё fokusuar më shumë vëmendjen e Bashkimit Evropian ndaj Shqipёrisё e mё gjerё ndaj gjithë rajonit tonё.

Kreu i Shtetit tha se ne e konsiderojmë statusin e vendit kandidat si fillimin e një rruge që do të kërkojë reforma më të thella dhe më të plota, në mënyrë që të përpiqemi të shkurtojmë kohën e integrimit evropian, ndërsa shtoi se përgjegjësitë janë tonat, por se përkrahja e partnerëve është shumë e rëndësishme dhe këtu Italia ka rol kyç.

Ministrja e Punëve të Jashtme Mogherini, në reagimin e saj, u shpreh se integrimi i Shqipërisë dhe i Ballkanit Perëndimor është një prioritet i Presidencës Italiane dhe duhet të jetë prioritet për të gjitha Presidencat dhe për Bashkimin Evropian në vijimësi.

Presidenti Nishani, duke folur për zhvillimet rajonale, vuri në dukje se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj konstruktiv në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kërkoi që Italia, në kuadër të politikës së saj aktive në Ballkanin Perëndimor, të bëhet pjesë e Procesit të Brdo-Brijunit, një nismë, fryma e së cilës është zbatimi i projekteve rajonale të zhvillimit me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Presidenti Nishani dhe Ministrja Mogherini shprehën mundësitë dhe vullnetin e përbashkët të dy vendeve tona për forcimin e lidhjeve miqësore dhe thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra