Nishani pret zyrtaren e lartë amerikane
së shpejti takimi me Obamën në OKB

Nishani pret zyrtaren e lartë amerikane<br />së shpejti takimi me Obamën në OKB
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim të veçantë Zëvendës Asistenten Kryesore të Sekretarit të Shtetit në Zyrën për Burimet Energjetike, Ambasadoren Mary Burce Warlick, e cila ndodhet në Shqipëri në një vizitë pune në kuadrin e një turi rajonal.
 
Presidenti Nishani përshëndeti vëmendjen e veçantë që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë Shqipërisë dhe shqiptarëve, si dhe shprehu mirënjohjen e thellë të mbështetjes së vazhdueshme dhe thelbësore që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë, që nga pavarësia e deri në ditët e sotme për proceset demokratizuese e të integrimeve evropiane dhe euroatlantike.
 
Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu progresin e përmbushjes së agjendës së përbashkët në kuadrin e Partneritetit Strategjik, si në nivel dypalësh ashtu edhe në atë rajonal e global.
 
Në mënyrë të veçantë, Presidenti Nishani vlerësoi bashkëpunimin në fushën energjetike dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë për krijimin e një klime të përshtatshme për investime konkrete dhe diversifikimin e burimeve energjetike, si dhe në kuadrin e përfshirjes së Shqipërisë në projektin e gazsjellësit TAP.
 
Presidenti Nishani vlerësoi gjithashtu edhe iniciativën më të fundit të Shteteve të Bashkuara për Projektin e Administrimit të Energjisë, duke shprehur besimin se kjo iniciativë do të vlerësohet seriozisht dhe merret në konsideratë nga autoritetet përgjegjëse për administrimin e burimeve energjetike në Shqipëri.
 
Mes dy bashkëbiseduesve u trajtuan edhe çështjet e bashkëpunimit rajonal, ku Presidenti Nishani evidentoi vendosmërinë e Shqipërisë për të vijuar politikën e saj të fqinjësisë së mirë, në funksion të sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore.
 
Në fund të takimit, Presidenti Nishani përcolli përshëndetjet më të ngrohta e të përzemërta për Presidentin Obama, me të cilin pritet të përshëndetet së shpejti në Nju Jork, në kuadrin e pjesëmarrjes në punimet e Sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

bujar nishani

bujar nishani
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron