TIRANE- Mblidhet në Presidencë Këshilli i Sigurimit Kombëtar i thirrur nga presidenti Nishani. Morën pjesë drejtuesit më të lartë të shtetit, kryeministri Rama, kreu i Kuvendit Meta, kreu i opozitës Basha, ministrat më të rëndësishëm, Bushati, Tahiri, Haxhinasto, Kodheli, Cani, kreu i SHISH Ajazi, kreu i komisionit të Integrimit Bregu, e kryeprokurori Llalla, shefi i shtabit Baze, kreu i komisionit të sigurisë Braho e drejtori i Policisë Didi.
Nishani ftoi të pranishmit të ofrojnë këndvështrimet e tyre rreth kësaj çështjeje. Por në fjalën përmbyllëse, në mënyrë të papritur, Presidenti ka prezantuar strategjinë e Sigurisë Kombëtare, duke përcaktuar piketat kryesore ku duhet të mbështetet. Sipas neneve 82 e 84 të ligjit Nr.9322 dt 25.11.2004 për “Strategjinë”, Këshilli i Ministrave përcakton drejtimet kryesore të politikës së sigurisë, i parashtron ato në Këshillin e Sigurimit Kombëtar...
Ndërsa Kryeministri inicion rishikimin e strategjisë së Sigurisë Kombëtare, që rishikohet në një periudhë jo më vonë se 3 vjet nga data e miratimit të saj. Rama që në shkurt ka urdhëruar ngritjen e grupit për strategjinë, ku dhe dje u ngarkua ministri i Jashtëm Bushati, në mënyrë që të miratohet deri në fund të korrikut për ta pasur gati për samitin e NATO-s në Londër në shtator. Në këtë kontekst, mbetet ende mister se ku është marrë nga Presidenca kopja e draftit fillestar të qeverisë për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare.
Shkrimi u publikua sot (12.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com