TIRANE - Ndërtimi marrëdhënieve të reja ekonomike dhe zgjerimi i bashkëpunimeve në fusha me interes të ndërsjellët. Ka qenë kjo kryefjala e takimit në presidencë mes presidentit Bujar Nishani dhe princit Nawaf ibn Faisal ibn Fahd të Arabisë Saudite, president i çështjeve të Rinisë dhe Sportit në këtë vend.

Princi ardhur në vendin tonë më ftesë të ministrit kulturës, Aldo Bumçi, ndërsa ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës, sipas të cilit do të shërbejë për forcimin dhe vijueshmërinë e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen për qëndrimin e Arabisë Saudite ndaj çështjes së Kosovës, ndërsa shprehu bindjen se frymë miqësie ndërmjet dy popujve do të transmetohet edhe tek brezat e rinj.

PRINCI E BUMCI NENSHKRUJANE MAREVESHJE BASHEKPUNIMI
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve së bashku me princin e Arabisë kanë nënshkruar mesditën e se dielës një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e Rinisë dhe Sporteve. Ministri i Kulturës Bumçi ka theksuar se kjo marrëveshje bashkëpunimi do të ndikojë në nxitjen me tej të bashkëpunimit mes 2 vendeve

Nga ana tjetër princi Nawaf ibn Faisal ibn Fahd përshëndeti këtë nismë pasi në këtë mënyrë do të intensifikohen marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite në fushën e Rinisë dhe Sportit. Marrëveshja parashikon promovimin dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta rinore brenda kufijve të kapaciteteve të tyre duke inkurajuar bashkëpunimin në fushat që ndihmojnë dhe zhvillojnë lëvizjet rinore si, qendrat rinore, kampet rinore si dhe shkëmbimet e delegacioneve të të rinjve të dy vendeve.

(Gre.M/Shqiptarja.com)