TIRANE- Rivitalizimi i punës hetimore dhe koordinimi me institucionet e tjera ishte kërkesa që Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, shtroi në takimin që zhvilloi me Prokurorinë e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, asaj të Tianës dhe të task-forcës. Nishani u shpreh i ndërgjegjshëm për presionet në punën e prokurorëve por u tha atyre se pavarësinë duhet ta fitojnë vetë e jo ta presin nga Kreu i Shtetit.
Takimi, u mbajt rreth orës 11.00 në ambientet e selisë së presidencës dhe vjen pak ditë pas takimit që presidenti zhvilloi me kryeprokurorin, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për shpalljen të pafajshëm të dy gardistëve të akuzuar për vrasjet e 21 janarit.
Presidenti nënvizoi rëndësinë e hetimit dhe kërkoi rivitalizimin e punës hetimore të Task-Force dhe i kërkoi të nisë hetimet dhe edhe nga sinjalizimet e medias.
“Mos prisni që t’iu bëjë të pavarur presidenti Republikës, punën tuaj do ta bëni ju dhe vetëm ju. Natyrisht me priroritet të kësaj pavarësie, të këtij konsolidimi. Gjithmonë unë mendoj, që duhet të jetë profesionalizmi. Sa më profesionist dhe transparent, që të jeni në punën tuaj të përditshme aq më shumë do ta forconi dhe konsolidoni vërtetë pavarësinë e institucionit ku punoni.”- u tha Nishani prokurorëve duke nënvizuar se profesionalizmi dhe integriteti moral garantojnë pavarësinë.
Ndërsa kryeprokurori Adriatik Llalla, në fjalën e tij të shkurtër, falënderoi Presidentin për mbështetjen dhe theksoi se prioritet i punës së tij mbetet lufta ndaj korrupsionit në institucionin e drejtuar prej tij.
"Gjatë kësaj periudhe sic e shprehët edhe ju Prokuroria shqiptare po bashkëpunon ngushtë me mjaft institucione të pavarura me synim fillimin e hetimeve për mjaft ngjarje të rënda të mëparshme, ngjarje për të cilat hetimet janë pezulluar për shkak të mos zbulimit të autorëve dhe në këtë periudhë prokuroria shiptare në bashkëpunim me SHISH dhe policinë po punon për fillimin e hetimeve pikërisht për këto ngjarje."- tha Llalla.
Në takim ishte prezent edhe Arben Doçi, drejtor i Agjencisë Kundër Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave, i cili ishte i një mendje me Kreun e Shtetit se ndonëse e vështirë, sfida e zyrës së tij mund të fitohet falë koordinimit të punës mes të gjitha institucioneve.
(Foto: Takimi i sotem i presidentit me prokuroret)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com