TIRANE - Sërish përplasje mes Presidentit të Republikës Bujar Nishani me qeverinë. Me anë të një editoriali të titulluar “Mbi përgjegjësitë”, presidenti Nishani kërkon nga qeveria të ndalë sulmin ndaj kreut të shtetit, duke ju përgjigjur në të njëjtën kohë, letrës së ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri i cili kërkoi nga presidenti që është edhe kreu i KLD-së, që të vërë në lëvizje këtë institucion.
Tahiri kërkoi nga Nishani që KLD-ja të nisë hetimet për vendimet e dhëna nga gjyqtari i Kavajës, Osman Aliu si dhe për vendimet e gjyqtarëve të Apelit që kanë liruar të dënuar të rrezikshëm.
Në editorial, Presidenti shkruan se “Ministri i Brendshëm në mënyrë të përsëritur ka tentuar të transferojë përgjegjësitë nga vetja tek Presidenti i Republikës”. Komunikimi ndërinstitucional nëpërmjet medias, sipas Presidentit të Republikës, është një lëvizje manipulative trashanike.
“Pretendimi për ta përmirësuar Drejtësinë duke mos e respektuar, është një gabim shumë i madh, tejet i dëmshëm, tepër i rrezikshëm, që nuk i lejohet absolutisht askujt, e jo më një ministri”, shkruan presidenti Nishani. Ky i fundit kërkon që qeveria “të ndalë urgjentisht shantazhimin e gjyqtarëve nga Ministri i Brendshëm ndërsa shton se ky i fundit nuk mund të "gjykojë" një vendim Gjykate. Aq më pak kur rastet në fjalë janë ende në gjykim”.
“Është i pari rast në historinë e Shqipërisë post-diktatoriale që një Ministër i Brendshëm "gjykon" një vendim Gjykate, dhe nuk e le ta bëjë këtë një Gjykatë më e lartë”, shkruan Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani në editorialin e tij.
Ndërkaq, editorialin e Bujar Nishanit për drejtësinë, do ta gjeni të zgjeruar nesër në gazetën Shqiptarja.com
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com