Presidenti Bujar Nishani ishte i pranishëm sot në Baku të Azeraxhanit, ku u hap Forumi i 4-t Global i Bakusë, organizuar nga Qendra Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi”. 

Kreu i Shtetit u ndal në sfidat me të cilat përballet bota dhe vendet e Ballkanit Perëndimor si terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmit, ndryshimet klimaterike, si dhe flukset e paprecedenta migratore, për të cilat u shpreh se: “Këtyre sfidave duket se nuk po i shpëton asnjë rajon i botës dhe praktikisht çdo vend mbetet i rrezikuar”.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor më shumë se kurrë sot ka nevojë për dialog dhe mirëkuptim”, tha Nishani. Presidenti theksoi gjithashtu se Shqipëria është e vendosur dhe e përkushtuar për të vijuar politikën e saj të pandryshuar në dobi të fqinjësisë së mire, dialogut dhe mirëkuptimit.

Në këtë aktivitete ishin të pranishëm edhe shumë krerësh të tjerë shtetesh si kryeministri i Britanisë, David Cameron, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, ai i Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili, etj.

Redaksia Online
m.b/Shqiptarja.com