NJU JORK - Presidenti Nishani ka shprehur për herë të parë besimin se shumica, qё sapo ka marrё nё dorё ekzekutivin, do tё punojё fort pёr realizimin e programit tё saj, qё synon vazhdimin e reformave dhe integrimin evropian.
Kështu është shfaqur me një opinion pozitiv mbi qeverinë e re Rama, presidenti Bujar Nishani gjatë takimit me Zёvendёs Ndihmёs Sekretarin pёr Çështjet e Evropёs dhe Euroazisё, Philip T. Reeker në Nju Jork.
Nishani shtoi se do të vazhdojë të ofrojë bashkëpunim luajal institucional me qeverinë dhe se do tё jetё mbrojtёs pa ekuivoke i institucioneve tё pavarura dhe kushtetuese.
Nё takim u shkёmbyen mendime pёr situatёn nё Shqipёri dhe vazhdimin e reformave pёr konsolidimin e demokracisё dhe shtetit ligjor, me synim integrimin evropian, ku stacioni i radhёs u konsiderua marrja nga Shqipёria kёtё fundvit tё statusit tё vendit kandidat.
Presidenti Nishani e garantoi bashkëbiseduesin në ruajtjen e vizionit të Shqipërisë për reformat dhe procesin e integrimit, politikën rajonale dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara.
Reeker, pasi uroi për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, sipas standardeve evropian, shprehu mbështetjen e tij për vazhdimin e reformave, procesin e integrimit evropiane, konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor dhe ruajtjen e pavarësisë se institucioneve kushtetuese.
Presidenti Nishani shprehu besimin se shumica, qё sapo ka marrё nё dorё ekzekutivin, do tё punojё fort pёr realizimin e programit tё saj, qё synon vazhdimin e reformave dhe integrimin evropian dhe shtoi se do të vazhdojë të ofrojë bashkëpunim luajal institucional me qeverinë dhe se do tё jetё mbrojtёs pa ekuivoke i institucioneve tё pavarura dhe kushtetuese.

(Në foto: Nga takimi Nishani-Reeker).
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com