“Thirra më 6 tetor një tryezë për reformën. Besoj se mesazhi politik gjatë konferencë doli i qartë dhe i fortë, jo korrupsion, jo kapjes së gjyqësorit dhe po reformës në gjyqësor.”-tha presidenti Nishani i cili shtoi se ky është vetëm hapi i parë. Gjithashtu Nishani u shprehu me keqardhje se ka konstatuar se procesi është në ngërç dhe nuk po avancohet.
"Me keqardhje po konstatoj se procesi është ende në ngërç, dhe se takimet që pasuan atë të 6 tetorit nuk po godasin në shenjë. Nuk avancohet reforma në drejtësi duke përsëritur të njëjtat teza e qëndrime të përgjithshme, të gjithë në sulm ndaj sistemit. Nuk avancohet reforma me debate të personalizuara dhe pa alternativë, dhe as duke pretenduar pronësinë ekskluzive shqiptare të procesit pa demonstruar meritë e profesionalizëm objektiv. Nuk avancohet reforma pa një agjendë pune e prioritizim të çështjeve." - tha Nishani.
Ai më tej u bëri u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë në reformën në Drejtësi, duke përcaktuar 4 pika kryesore.
“Së pari të nisin punën për përcaktimin e prioriteteve. Së dyti, të hartohen direktivat. Së treti, zbërthimi i këtyre direktivave në hallka ligjore dhe nënligjore. Së katërti, bashkëpunimi dhe bashkërendimi me EURALUS, OPDAT, OSBE Komisionin e Venecias, Shoqërinë Civile.”- tha Nishani i cili theksoi se aty ku ka vullnet gjendet një rrugëdalje, koha t’i përvishemi punës jo konferencave.
“Sistemi i drejtësisë nuk duhet të presë shkopin magjik. Mbështetja në parim dhe dhënia e drejtësisë janë aksioma të pandryshueshme.”- tha Nishani.
Në ceremoninë e hapjes kanë marrë pjesë Presidenti Bujar Nishani, Zv/Kryeministri Niko Peleshi, Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin.
Në fjalën e tij Presidenti i Republikës, Nishani duke falënderuar BE-në për ndihmën e dhënë ndër vite ka theksuar se do të bëjë gjithçka për forcimin e sistemit të drejtësisë.
Fjala e plotë e Nishanit në Konferencën e hapjes së projektit EURALIUS IV
Naço: Konsolidimi i sistemit, e vështirë, Drejtësia të mos jetë fushëbetejë politike
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço vlerëson rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut konstruktiv mes të gjithë aktorëve për realizimin e reformës në drejtësi, ndërsa thekson se konsolidimi i sistemit të drejtësisë është një sfidë e vështirë, po se puna e përbashkët përpjesëton detyrat dhe shumëfishon suksesin.
Më tej gjatë fjalës së tij në ceremoninë e organizuar për nisjen e projektit Euralius IV në Shqipëri, ministri Naço kërkoi që drejtësia të mos jetë fushëbetejë politike, pasi edhe ndërkombëtarët kanë përcjellë disa herë të njëjtin mesaz, vendosjen e qytetarit në qendër të vëmendjes.
“Ministria e Drejtësisë garanton përfshirjen e të gjithë aktorëve në realizimin e reformës, proces i cili do të jetë i hapur dhe gjithëpërfshirës. Vullneti ynë për bashkëpunim dhe konsultim gjithëpërfshirës nuk do të ndryshojë. Të vemë mënjanë ndasitë politike, duke marrë përsipër përgjegjësitë. Besim në mundësinë e mirëkuptimin në përputhje me Kushtetutën. Drejtësia të mos jetë fushëbetejë politike. Ndërkombëtarët na përcjellin të njëjtin mesazh të vëmë qytetarin në qendër të vëmendjes.”-tha Nasip Naço.
Fjala e plotë e Ministrit Naço në Konferencën e hapjes së projektit EURALIUS IV
Vlahutin: Reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse, të bëhet e pamundura
Romana Vlahutin, ambasadorja e BE gjatë fjalës së saj në ceremoninë e nisjes së projektit EURALIUS IV ka apeluar që reforma në drejtësi të jetë gjithëpërfshirëse dhe të bëhet e pamundura për funksionimin e sistemit në mënyrën e duhur.
Ajo ka deklaruar mbështetjen e Bashkimit Evropian në këtë proces, ndërsa ka theksuar se është e nevojshme që sistemi i drejtësisë të funksionojë siç duhet për rrugëtimin e Shqipërisë në BE.
“BE është gjithmonë në mbështetje të Shqipërisë dhe do të jetë gjithmonë e pranishëm mbështetja jonë. E nevojshme që sistemi i drejtësisë të funksionojë siç duhet për rrugëtimin e Shqipërisë në BE.”- deklaroi ambasadorja Vlahutin.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)