TIRANE- Kthimi nga ana e presidentit Bujar Nishani për rishqyrtim në Kuvend të aktit normativ për nëpunësin civil ka sjellë edhe përplasjen e parë mes institucionit të qeverisë dhe Presidencës. Ky ligj, i cili është i pari që presidenti i kthen mazhorancës së re, shtyn me gjashtë muaj hyrjen në fuqi të ligjit të nëpunësit civil. Në arsyetimin dërguar Parlamentit, kreu i shtetit thekson se procedura e ndjekur nuk është i rregullt dhe rrezikon sipas tij rendin juridik dhe shtetin e së drejtës, duke shkelur haptazi Kushtetutën.
“Një Akt Normativ i Qeverisë, pra i njërit prej pushteteve nuk duhet që të modifikojë apo ndryshojë një ligj, i cili është miratuar me shumicë të cilësuar, po ashtu nuk mund të shprehet rreth çështjeve të hyrjes apo jo në fuqi të një ligji kaq specifik “Për nëpunësin civil”, të miratuar në maj me konsensus të gjerë parlamentar. Këshilli i Ministrave gjatë kohës që kishte në dispozicion, duhej dhe duhet të përgatiste dhe nxirrte aktet nënligjore në zbatim të ligjit nr.152/2013, dhe jo të vinte në pikëpyetje qëndrueshmërinë e ligjit duke e ndryshuar me Akt Normativ.
Veprim ky që rezulton të jetë nëshkelje të pikës 2 të nenit 81 të Kushtetutës, i cili ndër të tjera sanksionon se ligji për statusin e funksionarëve publikë, bën pjesë në grupimin e ligjeve që duhen miratuar me një shumicë të cilësuar prej tre të pestave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit”, shprehet Presidenti. Sipas Presidentit Nishani shkeljet kanë prekur edhe pika të tjera të Kushtetutës. “Në rastin e miratimit të Aktit Normativ, me fuqinë e ligjit, nr.5, datë 30.9.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në ligjin “Për nëpunësin civil”, vlerësoj se është shkelur edhe pika 4 e nenit 84 të Kushtetutës, e cila parashikon marrjen e pëlqimit nga Presidenti i Republikës për hyrje në fuqi menjëherë të ligjit, i cili miratohet për të përballuar një masë të jashtëzakonshme apo në rast nevoje e urgjence.
Fakti që Presidentit të Republikës nuk i është parashtruar një kërkesë e tillë, provon se miratimi i Aktit Normativ, me fuqinë e ligjit, i KM, nuk ishte aspak një masë e jashtëzakonshme, një rast nevoje e urgjence”, sqaron Presidenti. Ndërkohë që akti i kthyer për rishqyrtim priutet të dismtohet të hënë në Kuvend si dhe më pas të hidhet në votim në seancë plenare. Pas miratimit ai hyn menjëherë në fuqi, pasi presidenti nuk ka më të drejtë që ta rikthejë për rishqyrtim.
Shkrimi u publikua sot (9.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com