TIRANË - Komisioni i Ligjeve ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës, nismën për t’i hequr Presidentit të Republikës, kompetencën për të propozuar kreun e Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurisë.
Mes debateve në komision, mazhoranca argumentoi se nisma synon ta bëjë procesin më transparent, ndërkohë që kjo kompetencë, Presidentit nuk i takon ligjërisht.
Sipas deputetëve socialistë, Fatmir Hoxha, Vasilika Hysi dhe Pandeli Majko, procesi që zhvillon Presidenti është i mbyllur dhe jotransparent.
Fatmir Xhafa: “Nuk është thelbësore kush e zgjedh. Thelbësore është çfarë bën. Nëse ky është shqetësimi juaj i ditës dhe nuk ju shqetëson korrupsioni i lartë në këtë vend, kjo është çështje tjetër.
Vasilika Hysi: "Sugjeroj dhe ftoj të gjithë të gjithë kolegët e Kuvendit ta miratojnë atë për të dyja ligjet, pasi kanë të bëjnë jo vetëm me forcimin dhe rritjen e efektivitetit të sistemit të deklarimit të pasurive dhe kontrollit të interesave, por nga ana tjetër ato do të rrisin akoma dhe më shumë besimin e publikut tek të zgjedhurit e tyre.
Pandeli Majko: Pra, ose do e bëjmë, ose do t’i themi shko për lesh gjithë kësaj historie! Prandaj në këtë histori, të flasim shqip, ta shikojmë njeri –tjetrin, jo ia hoqi Presidentit, nuk ia hoqi.
Ka dy javë që opozita ngre problemin e trafikut të drogës nga bazat ushtarake. Ku e keni Presidentin? Presidenti është Komandan i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Ku e ka mbledhur Këshillin e Sigurimit?
Një tjetër argument ishte edhe Kushtetuta, e cila nuk ia lejon Presidentit, propozimin. Ndërsa me kalimin e kësaj kompetence, Kuvendit, pritet një proces i hapur .
Propozimi i PS-së u mbështet edhe nga kryetari i ri i ILDKP-së , Shkëlqim Ganaj, sipas të cilit propozimet e reja do t’i japin më shumë autoritet këtij institucioni.
Shkëlqim Ganaj: Të realizojmë atë po kërkohet prej vitesh nga ne: rritje e forcës goditëse, rritje e kapaciteteve investiguese, rritje e transparencës. Të gjitha ato që janë propozuar nga deputetët mendoj se janë në harmoni me këto tre prioritete. Dhe rezolutat e Kuvendit dhe partnerët ndërkombëtar i kanë kërkuar në vazhdimësi këto vitet e fundit. Nga 2004-a e deri më sot janë kontrolluar 3500 zyrtarë nga rreth 12 mijë që ka gjithsej ILDKP-ja për të kontrolluar pra, vetëm 30% e zyrtarëve, kurse 70% kanë mbetur pa kontrolluar. Ky është skandal,”- tha Ganaj, duke shtuar se “propozuam që brenda shtatë vjetëve të kontrollohen të gjithë. Ndërsa, gjykatësit edhe prokurorët, që deri tani nuk ishin kontrolluar, t’i kontrollojmë çdo katër vjet.”
Heqja e kompetencës Nishanit për të zgjedhur kreun e ILDKP-së, për opozitën ishte një tentativë për “të kapur” institucionet e pavarura, një sulm i hapur që i bëhet Presidentit. Kësisoj, deputetët e opozitës kanë vendosur që të largohen në momentin e votimit, duke bërë që nisma të miratohej vetëm me votat e mazhorancës.
Deputeti demokrat Edi Paloka tha: "Institucionet e pavarura janë pengesë, hajde t’i shkatërrojmë. Pra, i vetmi qëllim i këtyre ndryshimeve nuk është as rritjae luftës kundër korrupsionit por heqja e kompetencave të Presidentit, që bëhet me qëllim të kundërt me atë që deklarohet publikisht, heqja e një pengese më tepër që kjo mazhorancëtë bëjë ç’të dojë me këtë vend."
Përvec heqjes së kompetencës Nishanit, për të propozuar kreun e ri të ILDKP-së, u vendos që të hiqen nga lista e verifikimit të pasurisë, zyrtarë lokalë, ndërsa për ata zyrtarë që do i përfshin verifikimi, do të përfshihen edhe personat që bashkëjetojnë me ta.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com