TIRANË,13 Shkurt/ATSH- I. Vata/-Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, ka marrë pjesë sot në konferencën më temë "Siguria në shekullin e 21-te", të onganizuar në një universitet jobublik në Tiranë, ku merrnin pjesë përfaqësues nga rajoni si dhe ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.
Presidenti Nishani në fjalën e tij u shpreh se "Dua si President i Republikës së Shqipërisë, si Kryetar i Shtetit, të shpreh dhe të nënvizoj me forcë pikpamjen time të orientimit dhe konsolidimit të shtetit ashqiptar në rrugën pa kthim të vendit në Bashkimin Evropian. Historia është dëshmitari më i mirë dhe vlerësuesi me i drejtë dhe më i rreptë për çdo popull, për çdo komb, se duke ecur të gjithë së bashku dhe duke bërë përpjekje më të mëdha, angazhime më të mëdha nga institucionet tona, do të thotë përshpejtim i këtij procesi, bashkëpunim me i ngushtë me institucionet e Bashkimit Evropian. Në çdo takim të tillë kam sjellë qendrimin e shtetit dhe në tërsi politika, mazhoranca, e shohin procesin e integrimit si jetik dhe të pashmangshëm dhe që nuk mund të realizohet në mënyrë të njeanshme. Në këtë bashkëpunim përgjegjësia bie pikërisht mbi ne dhe pikërish nxitja e forumeve të tilla si sot nxisin integrimin e vendit".
Nishani foli edhe për sigurinë në vend dhe sigurinë globale dhe u shpreh se "Jemi dëshmitarë të rritjes së rrezikut të terrorizmit dhe këto kanë një ideologji të caktuar si, dhunën, frikën dhe krimet barbare. Situata në shtetin islamik ISIS po shfaqet me akte dhune e barbare jo vetëm në Siri, Irak, por përhapja ka tendenca edhe në kontinente të tjera madje edhe në Evropë. Ngjarjet e fundit në Paris, treguan se ekstremizmi dhe terrorizmi nuk bën dallime, nuk njeh kufinj në qëllimet e veta kriminale dhe vendosjen në rrezik të sigurisë në botë. Përballja dhe qasja me e mirë kërkon një përballje dhe angazhim të përbashkët dhe sa më të koordinuar të jenë aktorët e botës së lirë dhe demokracisë, aq më të sigurtë do të jemi dhe aq më i shpejtë do jetë suksesi kundë barbarise".
"Shqipëria ka qenë një ndër vendet e para që iu bashkua aleancës në luftën ndaj ISIS dhe do të vazhdojë të jetë aktive në këtë aleancë. Shqipëria vazhdon të preket dhe nga një fenomen tjetër, ai i rekrutimit të ushtarve, të cilët u janë bashkuar organizatave terroriste. Por, ju njoftoj se ka patur reagime adekuate të institucioneve ligjzbatuese të Shqipërisë, duke hetuar e goditur vendet e rekrutimit, duke identifikuar e analizuar arsyet dhe ndaluar ato. Procesi i goditjes së këtij fenomeni duhet të jete një proces në vazhdim e shumë dimensional dhe ndërinstitucional", u shpreh Nishani.
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, në fjalën e saj u shpreh se "duhet të bashkohen të gjithë shqiptarët së bashku për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Vlen për t'u përmendur siguria e shoqërisë në çdo vend të Bashkimit Evropian, pasi është shumë e rëndësishme. Kam qenë në Shqipëri edhe më parë dhe Shqipëria ka bërë hapa të mëdha. Siguria e cdo individi është shumë e rëndësishme si për njerëzit e thjeshtë dhe zyrtarët e lartë të shtetit dhe Shqipëria duhet të bëjë përpjekje për të garantuar jetën e qytetareve deri në perfeksion". "Shqipëria ka bërë përpjekje për stabilitetin në rajon dhe është një partnere e BE-se po bashkëpunon plotësisht për t'u bërë pjesë e saj. Shqipëria ka qenë pranë Ukrainës në periudhën më të veshtirë që po kalon ky vend. Kemi punuar për të bashkëpunuar për interesa të përbashketa dhe BE i mbështet këto iniciativa për t'i bërë projektet realitet. Eshtë e rëndësishme infrastruktura, pasi është një element i rëndësishm për një vend. Duhet të shfrytëzoni mundësitë që po ju jep BE për ta bërë vendin më të mirë, pasi e ardhmja e Shqipërisë varet nga të gjithë shqiptarët dhe marredhëniet në rajon. Bashkimi Evropian është i gatshëm për t'u mbështetur në rrugën drejtë BE-së", u shpreh ambasadorja BE-se, Romana Vlahutin. /a.ke/








