Nishani: Shqipëria mos të sillet
 me paternalizëm me Kosovën

TIRANE - Shqipëria s’duhet të sillet me paternalizëm ndaj shqiptarëve të Kosovës, Luginës së Preshevës, Malit të Zi e Maqedonisë. Keshtu shprehet Presidenti i Republikës, Bujar Nishanipër Gazetën Express

Sikurse në Shqipëri, edhe në Kosovë, Bujar Nishani shihet si njeriu i Sali Berishës i vendosur në krye të Shtetit Shqiptar. Pavarësisht kësaj, Presidenti i Republikës së Shqipërisë përdor krejt fjalë të tjera prej Berishës e Edi Ramës, kur flet për raportet e Tiranës me shqiptarët që jetojnë në Kosovë, Luginë të Preshevës, Maqedoni e Mal të Zi.

Thotë se është miq me të gjithë, por është President vetëm i shqiptarëve të Shqipërisë.

Gjatë kësaj interviste, Nishani asnjëherë s’e përmend termin kosovar kur përshkruan shqiptarët që jetojnë në Kosovë.

Pavarësisht kësaj, kreu i shtetit shqiptar e sheh të dëmshme dhe të panevojshme rolin paternalist të Shqipërisë (superioritetit, baba i shqiptarëve ) ndaj Kosovës. Madje, një qasje të tillë e konsideron të dëmshme për kauzën e kombit shqiptar në përgjithësi. Në këtë situatë, ai thotë se Tirana s’duhet të bëhet “make-up” për Serbinë.

“Shqipëria nuk mund të ketë një rol paternaliteti ndaj askujt ndër shqiptarët”, thotë Nishani, derisa flet për politikën zyrtare të Tiranës.

Presidenti i Gjashtë i Shqipërisë ka folur edhe për albanofobinë, për vendimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për të themeluar asociaciacion të tyre, për shqiptarët që po shkojnë në ISIS, njohjet e Kosovës, dekriminalizimin e politikës etj.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)