Presidenti Nishani ka shtruar darkë për iftar mbrëmjen e sotme me rastin e Festës së Fiter Bajramit.
Të pranishëm në darkë ishin përfaqësues të komunitetit mysliman, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Guvernatori i Bankës Gent Sejko.
I pranishëm në këtë darkë ishte gjithashtu edhe Imami i Xhamisë së Qabes, Salih bin Muhamed Talib, një ndër xhamitë më të famshme në botë.
Nishani në fjalën e tij përshëndetëse uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën. Ai u shpreh 'Bajrami duhet të shërbejë për të reflektuar për principet themelore. Bajrami duhet të na shtojë ndjeshmërinë ndaj njerëzve të varfër. Të na i pakësojë ky Bajram, keqkuptimet, sherret dhe të na i shtojë mirëkuptimet, bashkimet. Ju dëshiroj të keni vetëm gëzime në jetë, në famijët dhe punët tuaj. Kurrë mos u ndaltë adhurimi juaj për Zotin. Kurrë mos u shterrtë mirësia, dashuria, për veten, komunitetin dhe për kombin'.
Fjala e plotë e Presidentit Nishani në darkën e shtruar për Fiter Bajram
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Të pranishëm në darkë ishin përfaqësues të komunitetit mysliman, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Guvernatori i Bankës Gent Sejko.
I pranishëm në këtë darkë ishte gjithashtu edhe Imami i Xhamisë së Qabes, Salih bin Muhamed Talib, një ndër xhamitë më të famshme në botë.
Nishani në fjalën e tij përshëndetëse uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën. Ai u shpreh 'Bajrami duhet të shërbejë për të reflektuar për principet themelore. Bajrami duhet të na shtojë ndjeshmërinë ndaj njerëzve të varfër. Të na i pakësojë ky Bajram, keqkuptimet, sherret dhe të na i shtojë mirëkuptimet, bashkimet. Ju dëshiroj të keni vetëm gëzime në jetë, në famijët dhe punët tuaj. Kurrë mos u ndaltë adhurimi juaj për Zotin. Kurrë mos u shterrtë mirësia, dashuria, për veten, komunitetin dhe për kombin'.
Fjala e plotë e Presidentit Nishani në darkën e shtruar për Fiter Bajram Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)











