Nishani: Të marrim eksperiencë
nga Polonia për dekomunistizimin

Nishani: Të marrim eksperiencë<br />nga Polonia për dekomunistizimin
Presidenti Nishani gjatë takimit me kryeministren e Polonisë, Beata Szydło vlerësoi me shumë interes për institucionet shqiptare edhe eksperiencën polake për dekomunistizimin e vendit, përmes dënimit të krimeve të komunizmit dhe të ideologjisë përkatëse në mënyrë institucionale, duke nxitur bashkëpunimin e institucioneve të të dy vendeve edhe në këtë aspekt.
 
Presidenti i Republikës theksoi nevojën e intensifikimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjithë sektorët që tashmë janë identifikuar nga ekspertët e të dy vendeve, ku bashkëpunimi në fushën ekonomike, të bujqësisë, turizmit, kulturës, arsimit, mbrojtjes e të tjera, duhet të shihen me shumë prioritet.
 
Presidenti Nishani e siguroi Kryeministren Syzdło se Shqipëria dhe institucionet e saj janë të vendosura për të vijuar në rrugën e reformave dhe përmbushur të gjitha standardet dhe kriteret që në afat-shkurtër do të mundësojnë hapjen e negociatave të aderimit në Union në një të ardhme të afërt.
 
Integrimi në Bashkimin Evropian mbetet objektivi ynë strategjik dhe më madhor” u shpreh Presidenti Nishani.
 
President Nishani evidentoi rëndësinë që Shqipëria i kushton bashkëpunimit rajonal si dhe politikën e konsoliduar të fqinjësisë së mirë, duke vlerësuar gjithashtu kontributin e Polonisë për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe theksuar se:
 
pavarësisht se që nga pavarësia e Kosovës rajoni ka zhvillime shumë pozitive drejt bashkëpunimit dhe pajtimit dhe të pakrahasueshme me të shkuarën, ende paqja dhe stabiliteti janë të kërcënuara nga faktorë të tjerë jashtë rajonit”.
 
Të dy bashkëbiseduesit theksuan nevojën e bashkëpunimit për çështjet e sigurisë që shqetësojnë si rajonin e Ballkanit Perëndimor ashtu edhe në tërësi të hapësirës evropiane, ku dy vendet bëjnë pjesë.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai