Nishani takim me kryeparlamentarin
çek:Ballkani Perëndimor gati për BE
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Çekisë, Jan Hamáček dhe delegacionin që e shoqëron në këtë vizitë zyrtare në vendin tonë.
TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Çekisë, Jan Hamáček dhe delegacionin që e shoqëron në këtë vizitë zyrtare në vendin tonë.
Në takimin mes tyre të dyja palët vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa ndanë bindjen e përbashkët për një thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit.
Në fjalën e tij, Kryeparlamentari çek Jan Hamáček theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes komisioneve të ndryshme parlamentare si dhe në kuadër të ofrimit të ndihmesës, përvojës dhe ekspertizës çeke në procesin e ndërlikuar euro-integrues.
Në këtë kontekst, Hamáček nënvizoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor është tashmë i përgatitur për të hyrë në Bashkimin Evropian pasi sipas tij e meriton anëtarësimin dhe e siguroi Nishanin se Çekia do të bëjë gjithçka ka në dorë në këtë drejtim. Hamáček theksoi se Çekia e konsideron si përparësi përmbushjen e aspiratës së të gjitha vendeve të rajonit tonë për t’u integruar në gjirin e familjes së madhe evropiane.
Ndërkohë nga ana e tij, Kreu i Shtetit shqiptar, tha se vizita e Kryeparlamentarit çek tregon konsolidimin e miqësisë mes dy vendeve dhe popujve tanë jo vetëm në aspektin e miqësisë dhe bashkëpunimit parlamentar.
Në këtë drejtim, Nishani shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin, edhe në emër të qytetarëve shqiptarë, për ndihmesën e Çekisë dhe institucioneve çeke për vendin tonë në përmbushjen me sukses të aspiratave integruese, duke nënvizuar se “Shqipëria dhe shqiptarët kanë vetëm një projekt përpara, që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian”.
“Ky është një proces i gjatë, që kërkon reforma të thella në drejtim të konsolidimit të demokracisë, institucioneve dhe ekonomisë, i cili ka nevojë për partneritetin, miqësinë dhe asistencën e miqve dhe partnerëve tanë, ku natyrisht Çekia zë një vend kryesor.” – theksoi Presidenti Nishani, duke shprehur gjithashtu bindjen se Çekia mund të luajë një rol inkurajues dhe mbështetës por edhe asistues në integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4932
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare
9 Janar, 22:47
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, nuk ka fund makthi për Armando Brojën! Del nga fusha me barelë
9 Janar, 22:46
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore e investimi! 500 subjekte përjashtohen për 10 vite nga tatim-taksat
9 Janar, 22:19
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Muça ironi: Organizatë kriminale është Dumani që heton Berishën, ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë
9 Janar, 22:01
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Me mjet luksoz me targa angleze, identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij
9 Janar, 21:50
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17