Presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar në Bruksel një takim me përfaqësues të Komunitetit shqiptar në Belgjikë.
Presidenti Nishani i përgëzoi për kontributin që ata japin në të mirë të imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ndërsa informoi për përpjekjet e Shqipërisë për të rritur kujdesin dhe bashkëpunimin me diasporën shqiptare.
Presidenti Nishani zhvilloi gjithashtu një takim me ekipet e tri përfaqësive diplomatike në Bruksel, të cilëve u kërkoi të bëhen promovues të arritjeve të Shqipërisë dhe të punojnë për të ndryshuar perceptimin që ekziston jashtë Shqipërisë për vendin tonë.
Në fund të vizitës së tij në Bruksel, Presidenti Nishani, i shoqëruar dhe nga Zonja e Parë, Odeta Nishani morën pjesë në darkën e shtruar për nder të tyre në mjediset e Fondacionit “Kondrad Adenauer”.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, mes të cilëve ndodhej edhe eurodeputetja gjermane Doris Pack, kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Eduard Kukan dhe europarlamentarë të tjerë, vuri në dukje arritjet e Shqipërisë dhe sfidat që qëndrojnë përpara në rrugën e integrimit evropian dhe konkretisht për të fituar statusin e vendit kandidat.
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com