Nishani takim me Veselin: Integrim
të ekonomive mes Shqipëri-Kosovë

Nishani takim me Veselin: Integrim<br />të ekonomive mes Shqipëri-Kosovë
TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti sot në një takim Kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli. Gjatë takimit, Presidenti Nishani vlerësoi konstituimin e Parlamentit të ri të Republikës së Kosovës si dhe kontributin e Kryeparlametarit Veseli për afirmimin e një imazhi me vlera pozitive të Kosovës në qendrat e parlamentarizmit botëror.

Nishani sugjeroi takime sa më të shpeshta të komisioneve të ndryshme parlamentare të dy vendeve për të kontribuar sa më shumë në përafrimin e legjislacionit në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, ekonomisë dhe në çdo fushë tjetër, në heqjen e të gjitha barrierave tregtare dhe ekonomike si dhe në lehtësimin sa më të madh të qarkullimit të lirë të mallrave mes të dy shteteve tona.

Presidenti shprehu qëndrimin e tij për rëndësinë e shfrytëzimit më efektiv të infrastrukturës për krijimin e një tregu më të madh ekonomik rajonal, duke pasur si busull interesin kombëtar në integrimin e ekonomive të të dy vendeve.

Presidenti theksoi se shqiptarët në trojet e tyre në Ballkan, janë faktor paqeje dhe stabiliteti jo vetëm për vendin e tyre, por për të gjithë rajonin dhe më gjerë. Ndër të tjera Nishani e garantoi Veselin për mbështetjen e institucioneve të Shqipërisë në rrugën euro-atlantike  të Kosovës.

Nga ana e tij, Kryeparlamentari Veseli falenderuan Presidentin Nishani për kontributin e Presidentit në ndihmën për konsolidimin dhe shtyrjen përpara të marrëdhënieve mes të dy vendeve, si dhe përkrahjen e dhënë Kosovës dhe institucioneve të saj në afirmimin dhe njohjen ndërkombëtare.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë