Nishani takon Brglez: Bashkëpunim
ekonomik dhe në integrimin në BE

Nishani takon Brglez: Bashkëpunim<br />ekonomik dhe në integrimin në BE
SLLOVENI - Në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Slloveni, Presidenti, Bujar Nishani zhvilloi një takim me Kryetarin e Parlamentit slloven, Milan Brglez.

Gjatë takimit, Presidenti Nishani dhe Kryeparlamentari slloven, Brglez ndanë të njëjtën mendim se kjo vizitë është tregues i nivelit të shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa shprehën vullnetin për t’i avancuar ato më tej, veçanërisht në fushën ekonomike.

Presidenti nënvizoi se Shqipëria konsideron Slloveninë jo vetëm si vend dhe popull mik, por edhe si një partner që ka qenë i pranishëm në arritjet e Shqipërisë gjatë integrimit euro-atlantik dhe procesit integrues evropian si dhe bashkëpunimit rajonal.

Kryeparlamentari Brglez pasi përgëzoi Shqipërinë për reformat e suksesshme u shpreh se do të inkurajojë institucionet sllovene që të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në planin diplomatik dhe me ekspertizën sllovene të kërkuar e të vlerësuar nga pala shqiptare. Kryeparlamentari slloven u shpreh gjithashtu se vlerëson rolin e Shqipërisë në rajon dhe siguroi se Parlamenti slloven do të vazhdojë të inkurajojë bashkëpunimin dypalësh dhe atë rajonal.

Gjatë bashkëbisedimit, Kryetari i Shtetit shqiptar vuri në dukje se procesi i integrimit evropian është i mbushur me sfida që lidhen me luftën kundër krimit dhe korrupsionit, reformimin e thellë të administratës dhe të drejtësisë, që siç theksoi kreu i shtetit do të realizohen në bashkëpunim me partnerët, mes tyre edhe Sllovenia.

Duke folur për bashkëpunimin rajonal, Presidenti u shpreh se është çrrënjosur mosbesimi, ndërsa nënvizoi se duhet të punohet edhe më tej për të rrënjosur mirëbesimin duke veçuar Procesin e Brdo-Brijunit dhe Slloveninë si katalizator pozitiv në këtë drejtim.

Presidenti i Republikës dhe Kryeparlamentari ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve të dy vendeve dhe diplomacisë parlamentare në funksion të thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit rajonal.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?