Nishani takon Cannon: Reforma në
drejtësi ka një rëndësi vendimtare
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, zotin Nicholas Cannon Obe. Gjatë takimit u bisedua rreth nivelit të kënaqshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, duke u përqendruar në mënyrë të veçantë në bashkëpunimin në fushën e drejtësisë.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Cannon . Gjatë takimit u bisedua rreth nivelit të kënaqshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, duke u përqendruar në mënyrë të veçantë në bashkëpunimin në fushën e drejtësisë.
Presidenti Nishani vlerësoi se reforma në fushën e drejtësisë është e një rëndësie vendimtare për vendin dhe se ajo është e lidhur ngushtë me të tjera reforma të rëndësishme në fushën e zbatimit të ligjit si dhe me zhvillimin ekonomik të vendit, përfshirë impaktin e drejtpërdrejtë në shoqëri. Ai siguroi se, Presidenti i Republikës mbetet plotësisht i përkushtuar dhe i vendosur për të bërë çdo përpjekje për ta çuar këtë reformë përpara. Duke nënvizuar rolin vendimtar që ka vullneti i aktorëve të përfshirë në proces për përparimin apo dështimin e kësaj reforme, Kreu i Shtetit rikonfirmoi angazhimin e tij të plotë institucional për rikthimin e besimit ndaj këtij procesi, përparimin e tij, si dhe për vijimin e bashkëpunimit me partnerët kyç, të ftuar edhe në Konferencën e 6 tetorit, si EURALIUS,
OSBE, OPDAT, Komisioni i Venecias dhe Fondacioni Slynn.
Ambasadori Cannon vuri në dukje se reforma në drejtësi është pjesë e paketës tërësore për 5 prioritetet e Bashkimit Europian, dhe se është shumë e rëndësishme që ajo të jetë gjithëpërfshirëse. “Vetëm një reformë e suksesshme dhe e qëndrueshme në sistemin e drejtësisë mund të çojë vendin përpara.” - theksoi Ambasadori Cannon. Duke shpresuar në funksionimin e plotë të Komisionit Parlamentar
ad hoc për reformën në drejtësi, Ambasadori informoi se si Komisioni i Venecias ashtu edhe Fondacioni Slynn do të jenë pjesë e reformës qoftë në hartimin e strategjisë, qoftë në hartimin e ligjeve përkatëse. Ai mirëpriti rolin drejtues, monitorues dhe motivues të Presidentit në këtë proces, me besimin se ky oportunitet për realizimin e reformës nuk do të humbet.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
53.3%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2509
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56