AUSTRI - Austria është e gatshme të investojë në Shqipëri. Gjatë një takimi me presidentin shqiptar, Bujar Nishani presidenti i Dhomёs Ekonomike tё Austrisё, Christoph Leitl tha se ndihet i inkurajuar nga gatishmёria e institucioneve shqiptare pёr krijimin e njё klime tё favorshme pёr biznesin. Leitl vlerësoi marrjen e statusit tё vendit kandidat nga Shqipёria dhe shprehu dёshirёn pёr ta parё sa mё parё vendin tonё si anёtare tё Bashkimit Evropian.
 
Ndërohë kreu i shtetit ka kërkuar rritjen e investimeve austriake në Shqipëri. Nishani vlerësoi marrёdhёniet ndёrmjet dy vendeve si tё shkёlqyera dhe shtoi se ne e konsiderojmё Austrinё njё partner shumё tё rёndёsishёm politik dhe ekonomik, jo vetёm nё planin dypalёsh, por edhe nё planin rajonal dhe mё gjerё.
 
Presidenti Nishani zhvilloi gjithashtu njё takim me pёrfaqёsues tё Shoqatёs “IG Alpbach Albania” pjesёmarrёs nё Forumin Evropian Alpbach 2014.
Duke folur pёr rolin e tё rinjve dhe kontributin e tyre pёr tё ardhmen e vendit, Presidenti u shpreh se konstaton se nё Shqipëri po formohet njё brez i ri me mentalitet evropian dhe aftёsi konkuruese dhe shtoi se tё rinjtё shqiptarё kanё nevojё pёr mbёshtetje dhe infrastrukturё evropiane.





 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)