TIRANE - Presidenti Bujar Nishani priti sot në një takim Kryetarin e Parlamentit të Greqisë, Vangelis Meimarakis. Gjatë takimit Nishani dhe Meimarakis u shprehën se integrimi në Bashkimin Evropian i Shqipërisë mbetet një objektiv i përbashkët për të dyja palët.
Në fjalën e tij, Presidenti Nishani tha se BE mbetet destinacioni i vetëm për Shqipërinë, ndërsa vlerësoi mbështetjen e vendit fqinj në objektivat evropiane të vendit tonë, duke marrë në konsideratë edhe faktin se Greqia mban Presidencën e Bashkimit Evropian.
Presidenti Nishani nënvizoi se bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e turizmit, bujqësisë dhe zbatimin e Projektit TAP, mund të shërbejë një model në rajon. Në këtë kuadër
Nishani vlerësoi edhe rolin e Greqisë në lidhje me qasjen ndaj Kosovës, duke e konsideruar si një faktor që po shërben në stabilitetin dhe qetësimin e rajonit, veçanërisht pas fillimit të bisedimeve me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve.
Ndërkohë nga ana e tij kryeparlamentari grek Meimarakis, pasi u dakortësua me vlerësimet e Presidentit, u shpreh se marrja e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në qershor, mbetet gjithashtu një sfidë prioritare edhe për Presidencën Greke, duke e cilësuar si një progres jo vetëm për vendin tonë por edhe për rajonin.

(Në foto: Presidenti Bujar Nishani gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit grek Vangelis Meimarakis)
Në lidhje me episodet e rënda, ndodhur së fundi në burgjet greke, të dy bashkëbiseduesit vunë në dukje se këto incidente, nuk duhet të cenojnë marrëdhëniet mes vendeve .
Kryeparlamentri grek Vangelis Meimarakis ndodhet në Shqipëri në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Konferencës së XII-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com