Nishani takon Robertin: Të rritim
bashkëpunimin në luftën ndaj krimit

Nishani takon Robertin: Të rritim<br />bashkëpunimin në luftën ndaj krimit
TIRANE- Në vizitën e tij në Tiranë prokurori i Antimafias italiane Franco Roberti është pritur dhe nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ku siç bënë me dije Presidenca, palët kanë ndarë qëndrimin se efikasiteti në luftën ndaj krimit varet nga bashkëpunimi efikas midis institucioneve. Presidenti Nishani shprehu vlerësimin maksimal dhe mirënjohjen ndaj shtetit italian dhe institucioneve të vendit fqinj të cilët përgjatë gjithë këtyre viteve kanë mbështetur fuqimisht Shqipërinë në proceset demokratike, konsolidimin e shtetit ligjor dhe zhvillimin institucional, si dhe në procesin e integrimit europian.
 
Në fokus të bisedës ndërkaq ka qenë edhe bashkëpunimi mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, mafies dhe formave të ndryshme të krimit në përgjithësi.
 
Duke vlerësuar punën e bërë nga Prokuroria shqiptare në luftën ndaj krimit të të organizuar, presidenti Nishani kërkoi mbështetjen e Prokurorit Kombëtar të Antimafias Italiane për të forcuar bashkëpunimin e me institucionet ligjzbatuese shqiptare, si dhe në dhënien e asistencës për rritjen e kapaciteteve të prokurorëve shqiptarë, çka gjeti miratimin e plotë të Prokurorit Roberti.
 
“Nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit, firmosur sot, është një hap për t’u vlerësuar që shkon në favor të rritjes së bashkëpunimit midis dy institucioneve dhe që synon luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar në Shqipëri, Itali dhe me gjerë”, tha Nishani.
 
Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin qëndrim se çelësi i suksesit në luftën ndaj krimit të organizuar, mafies dhe krimit në tërësi është bashkëpunimi efikas i institucioneve ligjzbatuese, si dhe harmonizimi sa më i mirë i kuadrit ligjor midis dy vendeve tona.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Përshtatën garazhin për prodhim narkotikësh, në pranga 3 të rinj! Sekuestrohen doza kanabisi, 1 armë zjarri dhe 2 radio marrëse-dhënëse

Lezhë/ Përshtatën garazhin për prodhim narkotikësh, në pranga 3 të rinj! Sekuestrohen doza kanabisi, 1 armë zjarri dhe 2 radio marrëse-dhënëse