Nishani takon senatorin Murphy
"Së bashku në luftën ndaj ISIS"

Nishani takon senatorin Murphy<br />
TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Senatorin amerikan Chris Murphy, me të cilin bisedoi për çështje të bashkëpunimit dypalësh, bashkëpunimit rajonal dhe sfidat e sigurisë në shkallë globale.

Në fjalën e tij, Presidenti Nishani shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i cilësoi të shkëlqyera ndërsa përcolli mirënjohjen ndaj SHBA-ve Bashkuara, të cilat siç theksoi Presidenti kanë qëndruar pranë Shqipërisë në procesin e transformimit demokratik dhe në rrugën e integrimit euroatlantik. Nishani shtoi se Shqipëria ka angazhimin për të thelluar reformat me qëllim konsolidimin e shtetit ligjor dhe forcimin e demokracisë sipas standardeve evropiane.

Duke folur për zhvillimet rajonale, Presidenti vlerësoi rolin e Shteteve të Bashkuara në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon, duke veçuar njohjen dhe mbështetjen e Kosovës si një kontribut të provuar në kuadër të kësaj qasjeje. Kreu i Shtetit u shpreh gjithashtu se Shqipëria mbështet plotësisht zgjerimin e NATO-s në rajon, si një politikë në shërbim të interesave të rajonit dhe të vetë Aleancës, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë.

Në lidhje me situatën në Siri dhe Irak, Presidenti Nishani vuri në dukje se Shqipëria po kontribuon përkrah partnerëve në kuadër të koalicionit kundër terrorizmit, si dhe po merr masa për të luftuar dhe parandaluar fenomenin e luftëtarëve të huaj në luftimet në Siri dhe Irak.

nishani murphy

Ndërkohë nga ana e tij senatori amerikan Murphy tregoi interes për ecurinë e reformave demokratike ne vend, ndërsa vlerësoi politikën moderatore rajonale të Shqipërisë  si dhe rolin e saj aktiv në luftën kundër ekstremistëve në Irak dhe Siri.

Gjithashtu Presidenti Nishani dhe Senatori Murphy shkëmbyen mendime për mundësinë e rritjes së investimeve amerikane në Shqipëri.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim