TIRANE - Presidenti i Republikës Bujar Nishani do të takohet të enjten me kreun e Kuvendit Ilir Meta. Takimi mes tyre do të zhvillohet në orën 09:00 në ambientet e Presidencës, me ftesë të kreut të shtetit Nishani.
Konfirmimin për këtë takim e ka bërë vetë kryeparlamentari Meta në përfundim të konferencës rajonale "Bashkëpunimi Rajonal Kriter për Rritje Ekonomike, Stabilitet dhe Integrim per Ballkanin Perendimor".
“Është një kërkesë për takim. Kam një ftesë nga presidenti dhe do të jem atje patjetër. Pas takimit mund të them dhe arsyen” u shpreh Meta
Edhe pse nuk ka ende një deklaratë zyrtare mendohet se në qendër të takimit të jetë çështja e Bankës së Shqipërisë, dhe më konkretisht zgjedhja e Guvernatorit të ri.
E përsëritur edhe më parë, të dyja palët, si mazhoranca ashtu edhe Presidenti kanë shprehur vullnetin e përbashkët për një emër konsensual që do të zëvendësojë ish-guvernatorin Ardian Fullani. Pavarësisht kësaj, kohët e fundit, pas deklaratave edhe të kryeministrit Rama është përforcuar ideja se Guvernatori i ri mund të jetë femër. Po dje, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, mazhoranca ka përzgjedhur Denada Priftin si emrin e Guvernatorit të ri të BSH
Javën e kaluar edhe kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim për rreth 45 minuta në Presidencë me kreun e shtetit Nishani, ku në fokus ishte çështja e Bankës së Shqipërisë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rama takim 45 minuta me Nishanin në fokus BSH dhe Gjykata e Lartë