Në Lushnjë është festuar 31-vjetori i krijimit të degës së Partisë Demokratike në këtë qytet. Me këtë rast në hollin e qendrës së kulturës ‘Vaçe Zela’, ishin mbledhur themelues e anëtare dhe simpatizantë të PD-së si dhe të ftuar.
Gjithashtu në festë ka marrë pjesë edhe ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, si dhe Tritan Shehu e figura të tjerë qendrore të PD-së, kryesisht mbështetës të Sali Berishës, në lëvizjen e tij kundër Bashës. Të pranishmit i përshëndeti kryetari i parë dhe themeluesi i degës Lushnjë, Kujtim Gina.
Ish-presidenti i Shqipërisë, në fjalën e tij ndër të tjera përgëzoi anëtarët e PD-së, Lushnje për kontributin e tyre ndër vite si dhe aktualisht në mbështetje të Rithemelimit të PD-së, duke përshëndetur Sali Berishën. Nishani u bëri thirrje anëtarëve të PD-së që të bëhen pjesë e protestës së thirrur nga Berisham dhe të mblidhen në seli, pasi sipas tij duhet të përgatiten që të marrin në drejtim fatet e vendit.
‘Sot dëshiroj të kemi motivimin që bashku të çojmë para këtë aksion politik që kemi nisur për Partinë Demokratike. Kjo është në betejë që kurrë nuk mbaron, por ne nuk dorëzohemi dhe sot më shumë se kurrë kërkohet ky angazhim. Të shtunën me 8 janar,në selinë e PD-së do të nisim një protestë të madhe kombëtare, e cila ka të bëjë me vendosjen e parimeve dhe themeleve të lirisë. Një protestë që do të tregojë se demokratët as nuk shiten dhe as nuk blihen dhe as nuk tregtojnë, dimensionin e tyre, shtëpinë e tyre dhe vizionin e tyre. Të mblidhemi në selinë e PD-së në Tiranë më 8 janar për të demonstruar edhe një herë vizionin tonë, këmbnguljen tonë, besimin se vlerat e lirisë dhe dinjitetit të secilit prej nesh, nuk mund të shkojnë dëm. Së shpejti të përgatitemi për të marrë përsipër drejtimin e fateve të vendit.’-tha Nishani.
Gjithashtu Nishani kërkoi nga demokratët e Lushnjës që të jenë të pranishëm në datën 8 janar në orën 12 në protestën kombëtare të thirrur nga Sali Berisha për largimin e Lulzim Bashës.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
17%
-
Pak
9.1%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 176
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
A do bashkohen partitë e reja? Kulluri: Jemi të hapur! 3 arsye pse jo me PD-në! Shabani për përplasjen Qori-Lapaj: Luftë egosh
24 Janar, 20:13
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
-
Sherri në PD, Kara: Berisha po bën Primare me vulë të vjedhur, po kërkon alibi për humbjen e zgjedhjeve! Kuçana: Të gjithë drejtuesit e partisë t’i nënshtrohen garës
24 Janar, 19:05
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Temperaturë e lartë e vështirësi në frymëmarrje, gripi bën njerëzit për spital! Mjekët: Pacientë me bronkite e pneumoni
24 Janar, 16:15
-
Bashkia e Fierit hap kanalin, dëmton rrjetin e Ujësjellësit! Banorët e Martines në protestë: Ujë vjen i ndotur në çezma
24 Janar, 15:55
-
Primaret/ Dorëhiqet kryetarja e degës së Himarës: Sipas udhëzimit të partisë, mora vendimin të konkurroj! Kjo, e vetmja rrugë
24 Janar, 15:14
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet, Gjykata e Tiranës: S'ka kërkesë për regjistrimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie
24 Janar, 11:55
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
O jar kapterri po ti po të k8she një pik dinjitet distancoheshe nga narko traf8kanti 8 drogës që theu derën. Po pse me tipa të till do ju votojn juve Shqiptarët o jar pompisti i benzinës. O e mjera parti demokratike si është katandis. E Edi palla bo çef me ju e ka kthy Shqiprin në baçen e vet. E deri sa të jesh ti e lyl dyli Ed palla se lëshon pushtetin.
Përgjigju