Nishani, Topalli, 4 ministra e 45
deputetë, debitorë ndaj shtetit

Nishani, Topalli, 4 ministra e 45 <br />deputetë, debitorë ndaj shtetit
TIRANE - Disa prej zyrtarëve më të lartë në vend si Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, apo kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, rezultojnë debitorë ndaj shtetit pasi nuk kanë paguar taksat e vitit 2010 për regjistrimin e automjeteve të tyre personale.

Lajmi i referohet të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Në listën e gjatë të debitorëve, përveç emrave të njohur të së djathtës rezultojnë edhe shumë personalitete të krahut të majtë të politikës.

Kështu, përkrah ministrit të Kulturës Aldo Bumçi, debitore e shtetit rezulton edhe ish-ministrja e Jashtme Arta Dade. Alfred Dalipi, Mesila Doda, Arben Ahmetaj, Ritvan Bode, Damian Gjiknuri, Mark Marku, Eduard Shalsi e Tritan Shehu, janë vetëm disa nga 45 emrat e deputetëve të PS e të PD që pasurojnë listën.

E kontaktuar nga A1Report, Presidenca bëri të ditur dje se i ka kërkuar një verifikim urgjent Drejtorisë së Transportit Rrugor, ndërsa zyra e shtypit e Kryeparlamentares Topalli pretendon se taksat në fjalë janë paguar, ndonëse me pak vonesë. Por Arben Pinari, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, e ka hedhur poshtë një gjë të tillë duke deklaruar se lista përditësohet gati për ditë.

Sipas Pinarit, një pjesë e vogël e këtyre automjeteve për të cilët nuk janë paguar taksat mund të mos ekzistojnë më, por ish-pronarët e tyre nuk i kanë çregjistruar, pavarësisht nga fakti se kostoja e veprimi të tillë është vetëm 600 lekë të reja.

PRESIDENCA: TAKSAT JANE PAGUAR DERI NE 2011
Ora 22:45 Ndërkohë, presidenca ka reaguar gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, duke deklaruar se makina nuk është përdorur asnjëherë nga presidenti Nishani. Në njoftimin e saj, presidenca njofton se automjeti nuk është përdorur për arsye objektive, ndërsa thekson se pagesa e taksave për regjistrimin e saj është bërë rregullisht deri në vitin 2011. Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, në vitin 2012 pronësia e automjetit i ka kaluar një personi tjetër. Mbi këtë fakt Presidenca shprehet se është e disponueshme për të vënë në dispozicion të gjitha dokumentet qe vërtetojnë këtë deklaratë.

ZYRTARET DEBITORE

1. TR0231F Sadri Ismail Abazi TIRANE 25.07.2005
2. TR7170F Arben Novruz Ahmetaj TIRANE 16.05.2008
3. TR5110K Ilir Andrea Bano TIRANE 25.02.2005
4. TR2909L Besnik Mitat Baraj TIRANE 02.12.2010
5. TR3885S Bujar Faik Nishani TIRANE 20.05.2010
6. TR2800S Koço Spiro Barka TIRANE 14.07.2010
7. TR5508J Fatos Asllan Beja TIRANE 20.05.2009
8. TR0402M Marko Naun Bello TIRANE 19.06.2006
9. TR8426N Ritvan Vait Bode TIRANE 03.08.2009
10. TR9839J Luçiano Dhimiter Boçi TIRANE 29.04.2005
11. TR2571U Erion Mirdash Braçe TIRANE 09.08.2010
12. TR2155N Raimonda Skënder Bulku TIRANE 28.04.2010
13. TR1490I Aldo Tonin Bumçi TIRANE 04.08.2010
14. TR5390U Ramiz Myftar Çobaj TIRANE 05.11.2010
15. TR0566L Arben Kristaq Çuko TIRANE 01.11.2010
16. TR0902L Arta Agim Dade TIRANE 25.08.2005
17. TR2942I Alfred Maliq Dalipi TIRANE 25.06.2010
18. TR1497T Ndrec Ndue Dedaj TIRANE 18.11.2010
19. TR6444U Mesila Fatmir Doda TIRANE 06.12.2010
20. TR8767D Asllan Shaban Dogjani TIRANE 05.02.2009
21. TR1853L Tom Gjek Doshi TIRANE 09.03.2010
22. TR7746T Vangjel Jorgo Dule TIRANE 23.04.2010
23. TR4254F Besnik Xhafer Dushaj TIRANE 10.09.2009
24. TR8575T Damian Lek Gjiknuri TIRANE 13.05.2010
25. TR3182S Sybi Reshit Hida TIRANE 15.05.2010
26. TR2191L Shpetim Hysni Idrizi TIRANE 09.10.2007
27. TR8787N Arben Astrit Isaraj TIRANE 03.09.2007
28. TR7077F Gjovalin Pjeter Kadeli TIRANE 04.04.2009
29. TR2422M Fatbardh Agim Kadilli TIRANE 28.10.2010
30. TR8788T Ndue Marash Kola TIRANE 14.05.2010
31. TR5560J Valentina Abedin Leskaj TIRANE 20.05.2009
32. TR4184J Shegush Osman Ligori TIRANE 30.04.2009
33. TR3148N Mark Pjeter Marku TIRANE 27.05.2008
34. TR5949L Florjon Prokop Mima TIRANE 12.08.2010
35. TR8808T Qemal Tahir Minxhozi TIRANE 18.05.2010
36. DR0350F Gazmend Nuri Oketa DURRES 22.10.2010
37. TR0003N Sokol Vangjel Olldashi TIRANE 14.07.2009
38. TR0055T Ndue Llesh Paluca TIRANE 16.10.2009
39. TR8362N Dashamir Myslim Peza TIRANE 09.09.2008
40. TR8419L Dritan Vlash Prifti TIRANE 23.06.2010
41. TR0008N Xhemal Myslim Qefalia TIRANE 01.03.2007
42. TR6194F Eduart Pajtim Shalsi TIRANE 29.04.2003
43. TR4281P Tritan Masar Shehu TIRANE 10.03.2010
44. TR7922K Luan Shyqyri Skuqi TIRANE 27.05.2005
45. TR1581M Paulin Nikolle Sterkaj TIRANE 21.07.2006
46. TR5385U Vangjel Llambi Tavo TIRANE 05.11.2010
47. TR0379R Dashamir Mehmet Tahiri TIRANE 06.07.2009
48. TR1995L Jozefina Filip Topalli TIRANE 13.10.2010
49. TR6767N Arenca Vehbi Trashani TIRANE 19.07.2007
50. TR1600R Fatmir Sezai Xhafaj TIRANE 28.07.2010
51. TR2107L Luiza Mihal Xhuvani TIRANE 16.12.2009

Lista e zyrtareve qe nuk paguan taksen e makines per 2010
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë