Nishani ul në një tryezë Ramën e
Bashën, ja disa detaje nga takimi

Nishani ul në një tryezë Ramën e<br />Bashën, ja disa detaje nga takimi
TIRANE- Ndonëse Presidenti i Republikës dhe ndërkombëtarët kanë mundur të ulin për herë të parë në një tryezë për reformën në drejtësi dy kundërshtarët politikë, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha, përballja e tyre nuk e ka fshehur dot tensionin që prej kohesh gjendet mes palëve. Tension ky që u reflektua në momentin kur dy politikanët nuk i dhanë dorën njëri tjetrit.
 
Madje kryeministri Edi Rama në çelje të fjalës së tij nuk e ka përmendur kryetarin e opozitës Lulzim Bashën.
 
Nën këtë atmosfere të nderë mes dy politikanëve, Presidenti i republikës Bujar Nishani dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta luajtën rolin e negociatorit duke theksuar nevojën e reformimit të drejtësisë.
 
Presidenti Nishani, si nismëtar i kësaj tryeze dha edhe disa sugjerime për këtë reformë të rëndësishme si zgjidhja e konfliktit të vijueshëm institucional të mbivendosjes së Inspektoriatit të MD me atë të KLD; përmirësimi i mëtejshëm i sistemit të vlerësimit, pikëzimit përmes detajimit në ligj; përcaktimi i kushteve të masave disiplinore, veçanërisht i asaj ekstreme të shkarkimit nga detyra; dhe mospërfshirja në këtë proces gjykimi të anëtarëve të KLD që prezantojnë vullnetin e institucioneve politike.
 
Nevoja për kompromis theksua edhe nga trupi diplomatik i akredituar ne Tirane, të cilën kërkuan një reformë gjithëpërfshirëse.
 
Në këtë konferencë të rëndësishme ajo çka ra në sy ishte edhe se ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka mbërritur me disa minuta vonesë.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën