Nishani uron pavarësinë e Kosovës
"I bindur se do keni maturi politike"

Nishani uron pavarësinë e Kosovës<br />"I bindur se do keni maturi politike"
TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh urimi Presidentes së Republikës së Kosovës,  Atifete Jahjaga në për 8-vjetorin e Pvarësisë. Nishani vlerëson përpjekjet dhe arritjet e deritanishme të Kosovës në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve, duke shprehur njëherësh mbështetjen e Shqipërisë në të gjitha hapat e saj shtetndërtuese.

Kreu i shtetit shqiptar shpreh bindjen se "maturia politike dhe përgjegjshmëria shtetërore e demonstruar gjatë këtyre tetë viteve pavarësi, do të vijojnë të shoqërojnë përpjekjet e mëtejshme për konsolidimin e institucioneve dhe kurorëzimin në një kohë të afërt të liberalizimit të regjimit të vizave, si dhe për avancimin e procesit të integrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian"
 
Mesazhi i urimit

“E nderuar Zonja Presidente,
 
Kremtimi i 8-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më jep mundësinë dhe kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’ju përcjell Juve dhe nëpërmjet jush të gjithë shtetasve të Kosovës, urimet më të ngrohta e vëllazërore.
 
Përfitoj nga rasti që në këtë ditë të rëndësishme, jo vetëm për shtetasit e Kosovës por edhe për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, të përshëndes përpjekjet e jashtëzakonshme dhe arritjet e deritanishme në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve, duke sjellë më shumë stabilitet e begati për Kosovën, si dhe shndërruar atë në faktor të rëndësishëm bashkëpunimi e kontribuesi për paqen në rajonin e Evropës Juglindore.
 
Ju siguroj se, Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës në të gjitha hapat e saj shtetndërtuese, rëzimin në një kohë të afërt të liberalizimit të regjimit të vizave, si dhe për avancimin e procesit të integrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian.e bindur se maturia politike dhe përgjegjshmëria shtetërore e demonstruar gjatë këtyre tetë viteve pavarësi, do të vijojnë të shoqërojnë përpjekjet e mëtejshme për konsolidimin e institucioneve dhe kurorëzimin në një kohë të afërt të liberalizimit të regjimit të vizave, si dhe për avancimin e procesit të integrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian.
 
Me urimet më të mira për këtë ditë të shënuar për Republikën e Kosovës, ju lutem pranoni, e nderuar Zonja Presidente, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin