Nishani uron presidenti gjerman
Partneriteti do të forcohet më shumë

Nishani uron presidenti gjerman<br />Partneriteti do të forcohet më shumë
Kreu i Shtetit shqiptar Bujar Nishani uroi këtë të hënë Presidentin e zgjedhur të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, me rastin e zgjedhjes në postin e lartë.
 
Nishani në mesazhin e urimit shprehur bindjen se partneriteti mes Shqipërisë dhe Gjermanisë do të vazhdojë të forcohet edhe më tej.
 
“Jam i bindur, se falë eksperiencës suaj të gjatë e shumëdimensionale, marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të partneritetit mes dy vendeve dhe popujve tanë do të forcohen edhe më shumë gjatë mandatit tuaj presidencial.  Ju siguroj se shqiptarët janë shumë mirënjohës për ndihmën e madhe që Gjermania dhe populli gjerman i kanë dhënë, veçanërisht për ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike pas ndryshimeve demokratike, si dhe një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social'',- shkruhet në mesazhin e Nishanit..
 
Me tej ne mesazh, Presidenti Nishani shpreh besimin se, “pavarësisht angazhimeve dhe sfidave të mëdha që keni përpara, vëmendja dhe mbështetja juaj ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor, në procesin e integrimit evropian, do të vijojë të jetë shumë domethënëse. Me dëshirën për t’ju takuar në një kohë sa më të afërt, ju siguroj për dëshirën dhe vullnetin tim për të bashkëpunuar ngushtë me ju, si në funksion të intensifikimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe ashtu edhe për ato rajonale”,-shkruhet në mesazhin e urimit të Presidentit Nishani.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët