TIRANË, 28 Korrik/ATSH/- Presidenti Bujar Nishani, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Bajramit.
Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit u shpreh se "nuk ka gjë më të aftë se kjo festë për ta larguar urrejtjen dhe afruar dashurinë, pakësuar veset dhe shtuar virtytet, harruar mëritë dhe sjellë pajtimet".
Sipas tij, është kjo Festë e madhe që ka aftësinë e rrallë për t'i bërë të rinjtë më të pjekur, të moshuarit më të rinj, të sëmurët më të shëndetshëm, të shëndetshmit më të mëshirshëm, fatkeqët më pak të dëshpëruar, fatlumturit më të përmbajtur, fukarenjtë me më tepër shpresë, zengjinët më zemërgjerë.
Kjo Festë pas asaj sakrifice, u shpreh Nishani është rasti fatlum për ndriçimin e shpirtit, kthjellimin e mendjes, ngrohjen e zemrës, forcimin e trupit, ripërtëritjen e shqisave, ngjalljen e shpresave, shtimin e dashurisë për tjetrin, mëshirës për të vobektin, kujdesit për të sëmurin, respektit për të moshuarin, prindin, familjen, të afërmit, dhe të gjithë të tjerët.
Në përfundim të mesazhit, Presidenti uroi edhe të gjithë ata besimtarë jomyslimanët, të cilët në respekt të tjetrit dhe për të mirën e vetes, mbajnë Ramazanin dhe respektojnë Bajramin./a.gegvataj/
/Shqiptarja.com