Motivacioni për vlerësimin që i jepet pas vdekjes specialit Ibrahim Basha është: “Për merita dhe shërbime të veçanta në luftë me grupe të strukturuar kriminale për garantimin e rendit dhe sigurisë publike; për trimëri dhe kontribute të spikatura në operacionet luftarake në Afganistan dhe Irak, në mbrojtje të paqes dhe lirisë, në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar”.
Furgoni i policisë me të cilin Ibrahim Basha dhe dy kolegët e tij po shkonin për të kapur grupin e armatosur që kishte qëlluar mesnatën e së mërkurës ndaj policisë u qëllua me breshëri plumbash, ku fatkeqësisht efektivi i RENEA-s Basha humbi jetën, ndërsa kolegët e tij Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj morën vetëm plagë të lehta.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)