TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadorin Eugen Wollfarth, me kërkesë të këtij të fundit.

Gjatë takimit u bisedua në lidhje me përgatitjen e një kodi etike, i cili do t’i shërbente shmangies së një gjuhe të papërshtatshme gjatë zhvillimit të fushatës për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2013.

Ambasadori Wollfarth e ftoi Presidentin Nishani të marrë pjesë në Ditën e OSBE-së, ftesë të cilën Presidenti i Republikës e priti me kënaqësi.

(Gre.M/Shqiptarja.com)