Nishani: Zgjedhjet në 18 qershor
optimist për zgjidhjen e ngërçit

Nishani: Zgjedhjet në 18 qershor<br />optimist për zgjidhjen e ngërçit
Data e zgjedhjeve edhe për Presidentin Nishani nuk ndryshon, ato të do të zhvillohen në 18 qershor.
 
Ndryshe nga opozita që prej kohësh këmbëngul tek shtyrja e zgjedhjeve me të paktën 3 muaj, kreu i shtetit nga Dropulli ku uroi pashkët, tha se fjalën e tij mbi këtë cështje e tha kur e dekretoi datën para disa muajsh. “Presidenti e ka dekretuar datën”.
 
Nishani: Politikanët të orientohen në rrugën e Zotit
I pyetur për zgjidhjen e krizës, Nishani u shpreh se politikanët duhet të orientohen në rrugën e Zotit.
 
"Kishën e kemi të ndarë nga shteti. Kisha, besimi e Zoti janë ata të cilët na japin forcë e besim.
 
Nga ky vend i shenjtë i besimit dhe ringjalljes së shpresës jam i bindur dhe optimist se Shqipëria e shqiptarët dhe politikanët dhe institucionet do të orientohen me ndihmën e Zotit në radhë të parë dhe me dashuri e mirënjohje dhe me respekt për njëri-tjetrin të gjejnë zgjidhjen e duhur në mënyrën më të lehtë të mundshme dhe më me pak pasoja të mundshme.
 
Kështu që u uroj edhe atyre të orientohen në rrugën e Zotit dhe në rrugën e besimit që jep Zoti për gjithsecilin prej nesh
"tha ai.
 
Javën e kaluar kreu i shtetit ka thirrur partitë politike në një tryezë dialogu për të zgjidhur krizën, por deri më tani nuk ka asnjë datë.
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai