Nishani: Zgjedhjet u blenë, nuk
do të kandidoj për kryetar të PD

Nishani: Zgjedhjet u blenë, nuk<br />do të kandidoj për kryetar të PD
Në fund të mandatit të tij si President, Bujar Nishani deklaron se nuk do të kandidojë për postin e kryetarit të PD në zgjedhjet që do të zhvillohen në datë 22 korrik.  
 
Unë jam investuar në politike, por nuk kam asnjë platformë, asnjë ide, asnjë qëllim për t’u kthyer kryetar partie apo për t’u bërë kryetar partie apo për të krijuar një parti politike” tha Nishani në emisionin ‘Përballë’ me gazetarin Lutfi Dervishi.

Zgjedhjet brenda PD zhvillohen në 22 Korrik, ndërsa emri i Nishanit ishte lakuar që mund të rikthehej në partinë që e zgjodhi si President para 5 viteve, por me deklaratën e fundit shuan dilemat. 

Duke u ndaluar te zgjedhjet e 25 qershorit, Nishani deklaroi se ka informacione për shit-blerje të votës.
 
Informacionet e mia zyrtare, serioze tregojnë që është përdorur resurs i madh financiar për të blerë votat. Në të gjithë territorin shqiptar” tha Nishani.

Nishanit i përfundon mandati në krye të shtetit shqiptar pas zgjedhjes nga PD para 5 viteve, ndërsa vendin e tij do ta zerë Ilir Meta në 24 Korrik pas betimit.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot