Nishani-Bashës: Hipokrit, flet për demokracinë në sy të amerikanëve, por vjedh votat brenda partisë

Nishani-Bashës: Hipokrit, flet për demokracinë në sy të amerikanëve, por vjedh votat brenda partisë

Ish-kreu i Kuvendit Kombëtarë të PD, Bujar Nishani ka shpërthyer në akuza ndaj Luzlim Bashës duke e cilësuar hipokrit dhe fyes i demokracisë. Teksa e cilëson si hajdut të votave brenda PD, Nishani thotë se Basha hiqet sikur mbron standardet demokratike para përfaqësuesve nga SHBA.

Ky shpërthim i Nishanit erdhi pas deklaratës që Basha bëri për mediat pasi priti delegacionin amerikan.  Për Nishani Basha fyen themelin e lirisë dhe dimensionin e demokracisë amerikane, ku thotë se do denoncojë vjedhjen e votave të 25 prillit dhe ndërkohë vjen votat brenda partisë së vetë.

"Deklarata e Lulzim Bashës pas takimit me përfaqësues nga Senati SHBA, ishte kulmi i hipokrizisë dhe fyese për demokracinë amerikane dhe lirinë si dimension.Eshtë hipokrizi ekstreme, kur Lulzim Basha ju tregon shqiptarëve se ka denoncuar manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve prej Edi Ramës, ndërkohë L. Basha është manipulatori dhe grabitësi më i shëmtuar i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike.Kur L. Basha ju flet për standartet demokratike përfaqësuesve nga SHBA, ai fyen themelin e lirisë dhe dimensionin e demokracisë amerikane. Në SHBA, asnjë nuk manipulon dhe grabit votat brenda partisë së tij, askush nuk asgjeson votën e lirë dhe të drejtën e kandidimit në partinë e tij, në asnjë rast nuk asgjesohet gara, për asnjë arsye vendimet nuk merren ilegalisht dhe në dhunim të institucioneve, siç vepron L. Basha sistematikisht brenda partisë së tij", shkruan Nishani.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha priti sot një delegacion të Senatit Amerikan, ku tha se u foli për vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit dhe rikthimin e demokracisë në vend.


Lajmi kryesor:

Basha pret delegacionin e Senatit Amerikan dhe Yuri Kim: Të fusim vendin në shinat e ligjit për të thithur investimet! SHBA të forcojë pozitat në Ballkan, nismat e Novi Sadit trazojnë rajonin


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja