Basha pret delegacionin e Senatit Amerikan dhe Yuri Kim: Të fusim vendin në shinat e ligjit për të thithur investimet! SHBA të forcojë pozitat në Ballkan, nismat e Novi Sadit trazojnë rajonin

"SHBA duhet të forcojë pozitat e saj politike dhe gjithëpërfshirëse në rajon dhe për këtë duhet të punojmë të gjithë së bashku" tha kryedemokrati Lulzim Basha pas takimit që zhvilloi me nje delegacion të Senatit Amerikan, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja Yuri Kim. Basha tha se në Ballkan duhen ndalur çdo ofensive nga forcat jo perëndimore dhe për të nismat e bëra në Novi Sad (duke iu referuar Open Balkan) pasi ringjallin planet hegjemoniste serbe duke krijuar provokime dhe trazira në rajon.

"Çështja tjetër, se s do ta quaja të dytë se mori një pjesë po kaq të rëndësishme të bisedës, ka të bëjë me rajonin dhe në veçanti sa i përket situatës së provokuar nga ringjallja e planeve hegjemoniste serbe përmes proceseve si ai i Novisadit dhe nevojës për të përforcuar praninë politike dhe të gjithanshme amerikane për të ndalur dhe kundërvënë çdo ofensive të forcave joperëndimore ndaj arritjeve 30 vjeçare të ShBA-ve dhe të Boshtit Euro-Atlantik për stabilitetin, paqen dhe demokracinë në Ballkan. Me theks të veçantë për ruajtjen dhe garantimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe përfundimin me sukses të njohjes reciproke si gur i fundit i themelit të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor", tha Basha

Diskutimet mes Bashës dhe delegacioni amerikan në selinë blu u fokusuan edhe në forcimin e  sundimit të ligjit, ku kryedemokrati tha se futja e vendit në shint e dmeokracisë janë jetike për të përthithur investimet dhe kapitalin amerikan në dobi të shqiptarëve.

"Njëra ka të bëjë me demokracinë shqiptare, udhëkryqi në të cilën ndodhet, në veçanti pas masakrës zgjedhore të 25 prillit, dhe rolin e Partisë Demokratike dhe të opozitës shqiptare në parlament dhe në bashkëpunim me të gjithë forcat e gjalla të shoqërisë shqiptare dhe me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të rikthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë, legjitimitetit dhe sundimit të ligjit. Dhe sigurisht përmes një vendi që është demokratik, ku nuk shkatërrohen por respektohen zgjedhjet e qytetarëve. Ku nuk goditet dhe burgoset i pamunduri, por ndëshkohet politikani i korruptuar apo bosi i krimit të organizuar, të krijojmë një klimë investimesh, nga e cila të përfitojnë shqiptarët përmes vendeve të punës, përmes transferimit të teknologjisë dhe të transferimit të kapitalit amerikan në Shqipëri", tha Basha

 Këto deklarata, Basha i bëri pasi priti në selinë blu, delegacionin nga Senati Amerikan, të cilët i shoqëronte ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim. Delegacioni i Senati Amerikan përbëhet nga të senatorët Robert Karem, i cili ka shërbyer si Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare dhe Paul Grove, zyrtar i Nënkomitetit të Shtetit për Operacionet e Jashtme, Mike Levine, Alex MacFarlane dhe Tobei Arai, të cilët u pritën në hyrje të PD-së nga nënkryetarja e partisë, Jorida Tabaku.

Kjo është vizita e parë e një delegacioni amerikan me Lulzim Bashën në selinë blu që pas përjashtmit nga grupi parlamentar i Sali Berishës, me kërkesë të SHBA. Pas largimit të Berishës, duket se marrëdhëniet e PD me SHBA janë 'ngrohur' dhe janë bërë edhe më bashkëpunuese. 

Sali Berisha u shpall nga DASH 'non grata' pasi akuzohet si minues i demokracisë dhe i përfshirë në akte korruptive, ku kanë përfituar familjarët e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:08
Nishani-Bashës: Hipokrit, flet për demokracinë në sy të amerikanëve, por vjedh votat brenda partisë

Ish-kreu i Kuvendit Kombëtarë të PD, Bujar Nishani ka shpërthyer në akuza ndaj Luzlim Bashës duke e cilësuar hipokrit dhe fyes i demokracisë. Teksa e cilëson si hajdut të votave brenda PD, Nishani thotë se Basha hiqet sikur mbron standardet demokratike para përfaqësuesve nga SHBA.

Ky shpërthim i Nishanit erdhi pas deklaratës që Basha bëri për mediat pasi priti delegacionin amerikan.  Për Nishani Basha fyen themelin e lirisë dhe dimensionin e demokracisë amerikane, ku thotë se do denoncojë vjedhjen e votave të 25 prillit dhe ndërkohë vjen votat brenda partisë së vetë.

"Deklarata e Lulzim Bashës pas takimit me përfaqësues nga Senati SHBA, ishte kulmi i hipokrizisë dhe fyese për demokracinë amerikane dhe lirinë si dimension.Eshtë hipokrizi ekstreme, kur Lulzim Basha ju tregon shqiptarëve se ka denoncuar manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve prej Edi Ramës, ndërkohë L. Basha është manipulatori dhe grabitësi më i shëmtuar i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike.Kur L. Basha ju flet për standartet demokratike përfaqësuesve nga SHBA, ai fyen themelin e lirisë dhe dimensionin e demokracisë amerikane. Në SHBA, asnjë nuk manipulon dhe grabit votat brenda partisë së tij, askush nuk asgjeson votën e lirë dhe të drejtën e kandidimit në partinë e tij, në asnjë rast nuk asgjesohet gara, për asnjë arsye vendimet nuk merren ilegalisht dhe në dhunim të institucioneve, siç vepron L. Basha sistematikisht brenda partisë së tij", shkruan Nishani.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha priti sot një delegacion të Senatit Amerikan, ku tha se u foli për vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit dhe rikthimin e demokracisë në vend.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja