TIRANE - Shqipëria dhe Gjermania pritet të nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e pensioneve. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj gjatë një konference për shtyp me Jorg Asmussen, Seketari i Përgjithshëm për Shtetin gjerman tha se ekipet e dy vendeve do të nisin punën në 19 janar në Tiranë.
Në një dalje për mediat ministri Veliaj theksoi se kjo marrëveshje vjen në vazhdimësi të marrveshjeve të tjera që po bëhën për mbrojtjen sociale. Ndërsa Asmussen shprehu dëshirën që kjo marrëveshje të nënshkruhet në vjeshtë.
“Kemi filluar një përpjekje serioze për të negociar marrëveshje, mes Shqipërisë dhe disa vendeve. Kemi një lajm të shkëlqyer sot. Do fillojmë negociatat me Gjermaninë. Është një hap konkret në vazhdim të procesit të integrimit, pas takimit mes kryeministrit dhe kancelares Merkel. Kjo vizitë sot e Sekretarit Asmussen konkretizon këtë iniciativë bashkëpunimi mes dy vendeve. Ekipi gjerman do të jetë në datën 19 në Tiranë, më pas ekipi shqiptar do shkoj në Gjermani e brenda këtij viti do kemi një marrëveshje për njohje të pensioneve”, tha ministri Veliaj.
Sipas Veliajt qytetarët shqiptarë që nuk punojnë në të zezë, dhe që kanë vite pune në Gjermani do të përfitojnë nga kjo marrëveshje. Edhe Seketari i Përgjithshëm për Shtetin, Jorg Asmussen konfirmoi angazhimin e Berlinit për të arritur një marrëveshje brenda këtij viti.
“Ekspertët teknik mbërijnë të hënën në Tiranë, kam shpresë se do arrijmë progres. Besoj se do jemi gati kur unë të vij në Tiranë gjatë këtij viti për të nënshkruar marrëveshjen. Duam të bashkëpunojmë me ju në një mënyrë europiane”, dekaloi zyrtari gjerman.

Kërkesat për azil në Gjermani, Veliaj: Shqipëria vend normal, shanset jane zero
Një tjetër pikë që dy zyrtarët ranë dakord ishte dhe kërkesa për azil në Gjermani nga shqiptarët. Duke iu referuar ngjarjes së Vlorës, ku disa qindra persona u mashtruan se do të përfitonin azil në Gjermani kundrjet një pagese, ministri Veliaj tha se shanset për të marrë azil janë zero. Ai tha se Shqipëria është një vend normal. Ministri Veliaj tha se mes dy vendeve po punohet për kontrata punësimi, por kurrësesi shqiptarët nuk duhet të gënjehen dhe të aplikojnë për azil.
“Pas incidentit të Vlorës, njerëz të gënjyer që ishin angazhuar apo rekrutuar për të shkuar në Gjermani për azil, këto raste duhet të evitohen. Sic e dëgjuar dhe nga ambasadori gjerman, Shqipëria është një vend normal, jo përfet por normal. Shanset për të marrë azil në Gjermani janë zero. Ne do mundësojmë kontrata punësimi, por jo azil", deklaroi Veliaj.
Edhe zyrtari gjerman tha se qytetarët shqiptarë, nuk mund të marrin azil politik në Gjermani. “Ju përmendët çështjen e kërkesëave për azil. Në historinë e vendit tonë e drejta për azil politik është thelbësore. Ka njerëz që janë të persekutuar në vendet e tyre, jami të hapur për njerëzit që kërkojnë azil politik. Por me situatën politike që kemi në Shqipëri, shansi për të marrë një azil politik në Gjermani është zero. Rruga e duhur për ekonominë tonë dhe tuajën është punësimi”, deklaroi Jorg Asmussen.

Hapja e dosjeve sipas modelit gjerman, Veliaj: Do prodhojë një shoqëri më të mirë
Sa i përket hapjes së dosjeve në Shqipëri sipas modelit gjerman, ministri Veliaj tha kjo është transparencë prodhon një shoqëri më të mirë. “Një model gjerman për hapjen e dosjeve, e pjek vendin e maturon kombin dhe prodhon një shoqëri më të mirë. Kombi unë do të bëhet një komb më i mirë falë kësaj transparence. Ne do të vazhdojmë konsultime publike. Asistencën gjermane do ta vazhdojmë edhe pasi ligjin ta kemi kaluar në Parlament”, deklaroi minitri Veliaj.
Zyrtari gjerman tha se procesi që ndërrmori Gjermania ishte i dhimbshëm por vendi përfitoi nga transaparenca.
"Procesi që ne ndërmorëm ishte një ushtrim i dhimbshëm, por kombi gjerman përfitoi nga bërja e transparencës për çfarë kishte ndodhur nën diktaturë dhe e kapëm këtë mundësi historike që iu ofrua gjeneratës sonë. Tani ne jemi një komb më i bashkuar, se sa do të kishim qenë pa e kryer këtë proces. Dhe kjo ka ndihmuar dhe kontribuar për të ribashkuar qytetarët gjermanë pas një ndarje të detyruar. Dua t’ju inkurajoj të ecni përpara me këtë proces sepse rezultatet e tij për vendin dhe njerëzit tuaj do të jenë përfituese”, deklaroi Jorg Asmussen.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO