Nisin dëgjesat, Balla në Peqin:
Bashkëqeverisim me qytetarët

Nisin dëgjesat, Balla në Peqin:<br />Bashkëqeverisim me qytetarët
Vetëm pak ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi turin e dialogut 30 ditor për të evidentuar problematikat kryesore të qytetarëve, deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla , për qarkun e Elbasanit, ka nisur sot në Peqin turin “Bashkëqeverisje me njerëzit për Shqipërinë që duam”.

Balla tha se punësimet në administratë do të bëhen në bazë të performancës,“Tepsinë e byrekut do ta kthejmë përmbys, nuk ka më tepsi”, tha ai.

Ndërkohë më tej Balla falenderoi të gjithë ata që punuan me zemër dhe vendosën interesat e vendit mbi interesat e tyre, duke mbështetur dhe votuar PS.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që vendosën interesin e Shqipërisë mbi interesat personale, vendosën interesin e Shqipërisë mbi lidhjet e shkurtra dhe votuan Partinë Socialiste, sepse ishte një votë shumë e rëndësishme. Kjo votë i dha Shqipërisë një drejtim për të cilin Shqipëria kishte nevojë.

Të gjitha strukturat e PS, nga sot e tre muaj me radhë, do të merren me një analizë të thellë të rezultatit, pritshmërive dhe  faktorëve.

Në 25 Qershor ne fituam besimin e Shqiptarëve dhe nuk do t’i zhgënjejme ata. Tepsinë e byrekut do ta kthejmë përmbys, nuk ka më tepsi. Administrata do të jetë në bazë të performancës, në bazë të meritës, dhe kur flasim për meritë aty përmblidhen të gjitha”
, u shpreh Balla.

Në vijim Balla shtoi se pavarësisht se fushata mbaroi, tani nis puna e vërtetë e bashkëqeverisjes me qytetarët, duke u ndalur përsëri në çdo fshat e qytet për të dëgjuar nga afër problemet dhe sugjerimet e gjithësecilit.

Sot jemi për të festuar një festë të rëndësishme për Shqipërinë, sepse në 25 Qershor nuk fitoi PS, por fitoi bashkëqeverisja me qytetarët.

Prej sot e deri në fund të këtij muaji do të shkojmë në disa prej zonave të Peqinit për të komunikuar me njerëzit se PS i ka fituar këto zgjedhje për të bashkëqeverisur me njerëzit.

Ne do të bashkëqeverisim me njerëzit sepse aleancën e vetme që kemi këto 4 vite, e kemi të qeverisim me njerëzit.

Do të bëjmë të gjitha detyrat që na ka lënë populli, në të gjitha takimet. Ne sot nisim këtu në Peqin bashkëqevrisjen me njerëzit duke i dëgjuar ata dhe problemet e tyre”
, përfundoi Balla.


Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre