Nisin ethet e Rusi 2018, te
premten hidhet shorti, ja detajet

Nisin ethet e Rusi 2018, te<br />premten hidhet shorti, ja detajet<br>
Kupa e Botës “Rusi 2018” merr jetë që të premten kur do të hidhet edhe shorti i fazës së grupeve dhe 32 finalistet do të njohin rivalët. FIFA ka përcaktuar të gjithë procedurat dhe në Pallatin e Kremlinit në Moskë çdo gjë është gati. Ceremonia e hedhjes së shortit do jetë madhështore me 1500 gazetarë të akredituar,1400 të ftuar mes të cilëve yje të futbollit botëror në vite dhe starton nga ora 16:00, me orën shqiptare. 32 ekipet finaliste tashmë janë ndarë në 4 vazo dhe do të ndahen në 8 grupe me nga katër skuadra. Grupet do jenë nga A-ja deri tek H-ja dhe përjashtim bën mikpritësja Rusia që do pozicionohet në grupin A.

Më pas nis shpërndarja e skuadrave të tjera të vazos së parë nëpër grupe. Një rregull i qartë i FIFA-s është që nuk mund të jenë në të njëjtin grup dy ekipe nga i njëjti kontinent me përjashtim të Europës që ka 14 skuadra në Rusi. Pas shpërndarjes së skuadrave të vazos së parë në bazë të rregullave do të shortohen më pas ekipet e vazos së 2-të ato të vazos së 3-të dhe ato të vazos së katërt për t’u plotësuar të gjitha grupet. Për shembull Peruja,Uruguaji dhe Kolumbia që janë në vazon e dytë nuk mund të bien në të njëjtin grup me Brazilin apo Argjentinën dhe mundësitë më të mëdha janë që dy ekipe të mëdha europiane Anglia e Spanja të kenë grup ferri.

Gjatë ceremonisë hedhja e shortit do zgjasë rreth 30 minuta dhe pjesa tjetër do jetë spektakël. Po ashtu do mbajë fjalën e rastit edhe Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino. Për faqen e FIFA-s kanë folur rreth shortit yjet e Botërorit të ardhshëm. Cristiano Ronaldo sqaron: “Jam i qetë sepse e di që kur të vijë momenti ekipi do jetë gati. Ajo që dua më shumë është që Portugalia të bëjë një Botëror të mire”, e mbyll kapiteni i luzitanëve.

Braziliani Neymar e ka harruar humbjen 7-1 nga Gjermania në 2014-të dhe ka besim: “Besoj se jemi të përgatitur për t’u përballur me çdo kundërshtar” thekson Neymar. Ndërsa Leo Messi po mendon që tani për rivalët.” Po mendojmë për kundërshtarët dhe do kualifikohemi apo jo kjo varet edhe nga grupi në të cilin do jemi”përfundon Messi. Rusi 2018 do zhvillohet verën e ardhshme nga 14 qershori deri në 15 korrik.

rusia
(Ndarja e 32 ekipeve në 4 vazo)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal