Nisin hetimet për takimin e Milanovic me Ramën/ Ngrihet komision: Dokumento shpenzimet! Presidenca kroate: Akomodimin ma pagoi Shqipëria

TIRANË- Udhëtimi i presidentit kroat, Zoran Milanovic në Shqipëri e ka vendosur atë në qendër të vëmendjes së mediave dhe akuzave! Për këtë është ngritur një komision shtetëror për konfliktin e interesit i cili ka nisur hetimet se sa ka kushtuar udhëtimi, kostoja e akomodimit dhe mbi të gjitha qëllimi i takimit me kryeministrin Edi Rama.

Kjo sepse në fillim të vizitës, zyra e shtypit të presidencës, njoftoi se udhëtimi në Shqipëri është për çështje private, megjithatë, pas ngritjes së komisionit ata njoftuan se ishte një vizitë shtetërore. Në deklaratën e dytë, këshilltarët thanë se vizita në Shqipëri në 12 dhe 13 gusht ka ardhur pas ftesës së kryeministri Edi Rama dhe se udhëtimi ishte pjesë e detyrave të tij presidenciale. Për këtë arsye kanë nisur hetimet dhe Komisioni kërkon sqarime dhe dokumentacion shtesë nga Zyra e Presidentit.

“Nga njëra anë, thuhet se ishte një udhëtim privat, nga ana tjetër, na është thënë në përgjigje tjetër se ishte për qëllime zyrtare. Rezultojnë fakte që janë kontradiktore dhe që ne duhet t’i verifikojmë. Ne patjetër kemi nevojë për dokumente për të mbështetur atë që shkruhet nga Presidenca”, thuhet nga Komisioni.

Ata theksojnë se Presidenti gjithmonë përfaqëson Republikën e Kroacisë gjatë të gjitha vizitave, veçanërisht për zyrtarët e huaj, dhe se shpenzimet e udhëtimit që lidhen me transportin e Presidentit janë të mbuluara nga Buxheti i Shtetit. Sa i përket kostos së akomodimit, zyra e Milanoviqit thotë se ai qëndroi në rezidencën shtetërore të Republikës së Shqipërisë me ftesë të Ramës. Ndalur te qëllimi, thekson se Milanović nuk ka shkuar si këshilltar për kreun e qeverisë shqiptare, nisur nga fakti se në 2017 u përfol se do këshillonte Ramën në procesin e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në vijim të përgjigjes, në asnjë rresht të saj nuk u specifikua mjeti i transportit që Milanovic përdori për vizitën e tij, por referuar mediave kroate ai udhëtoi me anijen Uchka, e cila ishte anija ekskluzive e presidentit jugosllav Josip Broz Tito.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/08/2020 00:21

    Edhe ju kroatet si beni ,sikur ku vajti,sic thoshte Jovan Bregu:<<Nje kat me poshte te zbriti.>>Ja ku eshte Shqiperia,bile ju ka kursyer, se jemi me te varfer se ju.

    Përgjigju
  • Mucho: 27/08/2020 17:35

    Dokumenta ju jep Edi juve sa te doni. Sprishim qejf neve, fundi I fundit miku do mbrojtur edhe pse po diskutohen parate e popullit.

    Përgjigju
  • Eri: 27/08/2020 17:34

    Kroacia sa larg ka arrit ktu ke ne tall b... presidenti del me kushtetut dore

    Përgjigju
  • qiparizi: 27/08/2020 16:24

    Krotatet dhe drejtesia kroate kene eksperience ne luften ndaj korrupsionit shteteror dhe te figurave te larta, ndryshe nga ne qe hajdutet thesarit dhe gangsterin politik e bejme president. Drejtesia shqiptare eshte shume larg asaj Kroate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja