Zymtësisë së dimrit në Shkodër, ju dha ngjyra nga festa e Karnavaleve të cilat nisën këtë të premte për të vijuar për 3 ditë me radhë.
Qindra qytetarë festuan në rrugët e qytetit me maska veneciane dhe kostume shumëngjyrëshe.
Zbukurimet shumëngjyrëshe nuk munguan as në rrugët dhe sheshet e qytetit.
Festa u përqendrua në teatrin “Migjeni” ku janë të vegjlit që tregojnë atmosferën dhe gëzimin e tyre, duke dhënë edhe mesazhe me veshjet e tyre.
“Jam veshur demek si liqeni që i hedhin mbeturina, gazeta, shishe, kanaçe. Mesazhi është riciklimi”, tha një djalë.
“Është një eksperiencë e paharrueshme”.
Për organizatoret karnavalet ne Shkodër kane një histori dhe tradite te veçantë, që nis prej vitit 1864.
“Një numër i jashtëzakonshëm i fëmijëve. Ju mbetet dhe atyre një kujtim i bukur. Të jenë pjesë e vazhdueshme e karnivalit Shkodër. Shkodra e meriton sepse e ka tradinacionalisht. Karnivalet në Shkodër janë me karakter thumbus, por edhe me nota pozitiv. Marrja në administrim e Karnivalit në administrim të bashkisë, i ka dhënë një ndryshim të jashtëzakonshëm. Ka pas ndërhyrje që jo të gjihë të metat të trajtohen ashtu siç janë. Ardhja e buxhetit me vonesë ka bërë që të spostohet data e karnavaleve. E gjithë bota e kremton në një datë të caktuar”, tha Gjovalin Stefa.
Dy ditët e para i janë dedikuar fëmijëve të shkollave të qytetit, ndërkohë që e diela premton një spektakël më vete me karvanin e karnavaleve që do të përshkojë rrugët e Shkodrës, ndërkohë që pasdite do të bëhet edhe djegia e dordolecit që simbolizon djegien e fenomeneve negative duke pritur ardhjen e stinës së pranverës.
Shkodra është përfshirë e gjitha nga atmosfera festive si pasojë e organizimeve për karnavalet që do të zgjasin për 3 ditë me radhë.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka ndarë pamjet nga spektakli i dritave në godinën e bashkisë që ndiqet nga qindra qytetarë të mbledhur për të festuar.